Anulohen seancat e caktuara nëpër gjykata në ditët e festave zyrtare

Autori: Gazeta inFokus
14:15 | 08 April 2023
Disa seanca janë caktuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe gjykatat tjera për ditën e hënë dhe të martë, ditë këto që sipas kalendarit janë ditë të festave zyrtare në Republikën e Kosovës.
Pas ankesave të paraqitura nga palët e ndryshme, “Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) për të kërkuar një sqarim për këtë çështje.
Kryesusi Albert Zogaj, e ka konfirmuar se të hënën dhe të martën nuk do të punohet në gjykata.
Ndryshe, për ditën e martë ishin caktuar edhe seanca në raste të korrupsionit si rasti ndaj Ismet Halitit, i cili bashkë me Skender Canollin po akuzohen se në cilësi të personave zyrtar në Komunën e Prishtinës i kishin mundësuar H.V përfitim nga ndërtimet pa leje.
Po ashtu, të martën pra me 11 prill është caktuar edhe rasti “Subvencionet 1”, rast ky mediatik.
Ndryshe, në ueb- faqen e Gjykatës Themelore në Prishtinës, në orarin e seancave janë të evidentuara disa seanca gjyqësore, në departamente dhe divizione të ndryshme.
Sipas kalendarit të festave zyrtare, 11 prilli (e hënë- Dita e Kushtetutës) dhe 12 prill (e martë-Pashkët Katolike) janë festa zyrtare në Republikën e Kosovës.
Edhe Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar disa seanca gjyqësore sipas ueb-faqes zyrtare të kësaj gjykate.
“Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar me kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, gjyqtaren Shpresa Emra, e cila ka thënë se kanë qenë të njoftuar se këto ditë janë festa zyrtare. Megjithatë, e njëjta nuk ka qenë e sigurt nëse gjyqtarët kanë caktuar seanca duke thënë se janë 36 gjyqtarë në këtë gjykatë.
Përjashtim, nuk bënë as Gjykata Themelore në Mitrovicë, e cila po ashtu, ka të caktuara seanca për këto ditë të festave zyrtare.
“Betimi për Drejtësi” ka provuar ta kontaktojë nënkryetarin e kësaj gjykate, mirëpo i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.
Ndërsa, nënkryetarja e Gjykatës Themelore në Ferizaj, Mirlinda Bytyqi Rexhepi ka thënë se seancat e caktuar janë caktuar për shkak se nuk e kanë ditur që janë ditë pushim.
“Janë caktu sepse nuk e kena ditur qe është pushim se po punojna me fletore te avokatëve, mirëpo ato seanca janë anuluar dhe janë njoftuar palët”, tha nënkryetarja e kësaj gjykate.
Pos Ditës së Kushtetutës dhe festës së Pashkëve, deri në fund të vitit janë edhe 5 ditë tjera pushim.

Të tjera
-
Përfundon projekti i rrugës për në Bjeshkët e Syriganës, pamje mahnitëse
Është përfunduar me sukses një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturo...
-
Gruaja që u zhduk në vitin 1962 gjendet “shëndoshë e mirë”
Një grua e cila rezultonte e zhdukur për gati 63 vjet është gjetur e gjallë d...
-
Ymeri: Kurti po tenton me josh deputetë, VV po fryhet me shkeljet e veta
Analisti politik Visar Ymeri ka reaguar ndaj mënyrës së funksionimit të Lëviz...
-
Shumë kompani kundërshtojnë tregun e lirë energjetik
Rreth mijëra bizneseve obligohen të kalojnë në tregun e lirë të energjisë nga...
-
Rruga “Agim Ramadani” në Prishtinë bëhet me asfalt dhe shenjëzim të ri
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se rruga “Adem R...
-
Guri: Peci nesër duhet të jetë në burg, jo në Kuvend
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri ka thënë se ...
-
Aksion i madh i Antidrogës në Prishtinë
Aksion i madh i Antidrogës është duke u zhvilluar në Çagllavicë. Burime të...
-
Orë dore për policët e pensionuar, Policia e Kosovës hap tender 95 mijë euro për rekuizita ceremoniale
Pjesëtarët e policisë së Kosovës që përfundojnë karrierën në këtë institucion...
-
“Qeveria juaj ta njohë Kosovën si serbe që të mos shpërthejë bomba”, mesazhet e rusit që kërcënoi Aeroportin në Rinas
Gjykata e Posaçme ka kthyer në SPAK dosjen penale ndaj një shtetasi rus, të a...
-
Kuvendi i pakonstituuar jep paga për deputetët, “të vjetërit” i kanë marrë, të rinjtë jo, shoqëria civile kundërshton
9 shkurti është data kur qytetarët votuan për të zgjedhur përfaqësuesit e tyr...
-
Mehmetaj e qet krejt kontratën 60 milionëshe të Faton Pecit, dyshohet për shkelje të rënda ligjore
Gazetari Lirim Mehmetaj raportoi dje ekskluzivisht për një rast të dyshuar ko...
-
Provimi i Maturës 2025 pa ndryshime në format, MASHT paralajmëron masa ndaj shkelësve
Provimi Shtetëror i Maturës këtë vit do të organizohet më 21 qershor, ndërsa ...