Lajme

Anulohen 9 emrat e propozuar për Këshillin Shtetëror të Cilësisë

Autori: Gazeta inFokus 06:59 | 19 March 2018

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka anuluar emrat e 9 anëtarëve të propozuar nga ministri, Shyqiri Bytyqi për bordin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) në Agjencinë e Kosovës për Akreditim(AKA).

Të propozuarit ishin: Gazmend Luboteni, Rozafa Koliqi-Lila, Berim Ramosaj, Arben Qirezi, Ilir Doçi, Dukagjin Zeka, Harb Armato, Jeffery Butel dhe Magdalena Ziolo.

Anulimi i këtyre emrave ka ardhur pasi Kuvendi dy javë më parë votoi disa rekomandime të propozuara nga opozita, mes të cilave ishte edhe tërheqja e emrave të propozuar nga ministri Bytyqi, shkruan sot Koha Ditore.

-Advertisement-

Këshilltari i ministrit, të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Valmir Gashi, e ka konfirmuar për gazetën se i kanë anuluar të propozuarit, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera