Lajme

Antonio Guterres: Bota është në rrezik të madh

Autori: Gazeta inFokus 08:32 | 21 September 2022

Antonio Guterres paralajmëron në hapje të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se bota është në ‘rrezik të madh’.

Bota është në “rrezik të madh dhe e paralizuar” paralajmëroi Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres në hapje të sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Pas heqjes së kufizimeve për pjesëmarrje në prani të delegacioneve të vendeve anëtare të vendosura për shkak të pandemisë COVID-19 gjatë dy viteve të mëparshme, në mbledhjen vjetore në Nju-Jork ishin të pranishëm më shumë se 150 krerë shtetesh dhe qeverish.

-Advertisement-

Bota e ndarë nga kriza të shumta

Mbledhja më e madhe vjetore e OKB-së zhvillohet në një moment që bota është e ndarë nga kriza të shumta, në krye të të gjithave lufta në Ukrainë.

Guterres u tha atyre se kombet janë “bllokuar në një mosfunksionim kolosal global” dhe nuk janë të gati apo të gatshme për t’u përballur me sfidat kryesore që kërcënojnë të ardhmen e njerëzimit dhe fatin e planetit.

“Besimi po shkërmoqet, pabarazitë po shpërthejnë, planeti ynë po digjet. Njerëzit po lëndohen dhe më të pambrojturit po vuajnë më tepër”, tha ai.

Shefi i OKB-sëtha se megjithatë ka shpresë. Duke theksuar se bashkëpunimi dhe dialogu janë e vetmja rrugë përpara, ai paralajmëroi se “asnjë fuqi apo grup nuk mund ta ketë i vetëm fjalën”.

“Le të punojmë si një, si një koalicion botëror, si kombe të bashkuara,” u kërkoi ai udhëheqësve të mbledhur në sallën e madhe të Asamblesë së Përgjithshme.

Lufta në Ukrainë dhe krizat ekonomike e mjedisore në qendër të vëmendjes

OKB-ja bëri një përjashtim të veçantë për presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski i cili u lejua ta regjistronte paraprakisht fjalimin e tij për shkak të “të vazhdimit të pushtimit të huaj” dhe veprimeve ushtarake që kërkojnë që ai të kryejë “detyrat e tij për mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare”.

“Këtë vit, Ukraina do të jetë shumë lartë në agjendë. Kjo është e pashmangshme,” u tha gazetarëve në Nju-Jork diplomati i lartë i BE-së Josep Borrell. “Ka shumë probleme të tjera, ne e dimë. Por lufta në Ukrainë ka dërguar valë tronditëse në mbarë botën,” shtoi ai./Deutsche Welle

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera