Sport

Antonio Conte rikthehet në Serie A

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 08 January 2024

Shumë shpejt, Antonio Conte pritet të rikthehet në zejën e trajnerit.

Pas një kohe të gjatë, Conte do të kthehet në kampionatin italian, Serie A.

Ai është i gatshëm të marrë drejtimin e skuadrës së Napolit.

-Advertisement-

Conte do të vie si zëvendësues i Walter Mazzarrit, i cili do të shkarkohet pas rezultateve të dobëta me napolitanët në dhjetë ndeshjet e fundit.

Nën drejtimin e Mazzarrit, Napoli ka tri fitore, gjashtë humbje dhe një barazim.

Conte si trajner ka pasur suksese në Itali, ku është shpallur kampion me Juventusin e Interit.

Po ashtu, ka fituar titull edhe në Angli me Chelsean, derisa nuk i eci me Tottenhamin.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy