Sport

Antonio Conte: Hazard, i lumtur te Chelsea

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 28 July 2017

Ne situaten e krijuar tek Barcelona per largimin e mundshem te Neymar, u perfshi edhe Antonio Conte i cili gjate nje interviste ne filim te sezonit te ri i mbylli deren paraprakisht interesimit te katalanasve per Eden Hazard. Ne te vertete, zevendesuesit e mundshem te brazilianit Neymar, ne rast se ky i fundit do te vendose te largohet nga blaugranat, jane pikerisht Philippe Coutinho dhe Eden Hazard. Keta jane emrat qe kryesojne ne listen e deshirave te Barcelones ndaj dhe tekniku i Chelseat deklaron se mesfushori belg eshte shume i lumtur te qendroje tek kampionet e Premier Leagues.

“Ai ndihet mjaft mire me ne dhe une nuk di asgje rreth ketyre spekulimeve. Kam degjuar disa histori qe e lidhnin emrin e tij me Realin e Madridit, ndersa tani me Barcelonen. E kuptoj se jemi ende ne merkato dhe emra te lojtareve do te permenden, por ne rastin konkret nuk ka dicka te vertete.”

Kontrata e Hazard e sheh ate te lidhur me ekipin e Stamford Bridge edhe per tre vjet te tjere. Aktualisht ai ndodhet ne Londer ne faze rikuperimi pas demtimit qe ka pasuar ne kavilje, qe mesa duket do ta detyroje te humbase fillimin e ketij sezoni.

-Advertisement-

“Eshte e veshtire te flasim per rikthimin e tij, nuk e dime ende se kur do te jete gati. Pas nje demtimi te forte dhe nje nderhyrjeje kirurgjikale ne kavilje nuk eshte aq e lehte te caktosh kohen e rikuperimit te plote”.

Aktualisht Chelsea ndodhet ne turne ne Kine dhe Singapor para fillimit te ketij sezoni, dhe nje tjeter lojtar qe nuk i eshte bashkuar grupit eshte pikerisht Tiemoue Bakayoko. Lojtari i kontraktuar sefundmi per shifren e 40 milione paund, nga Monaco gjithashtu eshte ne faze rikuperimi pas nje demtimit ne gju qe pesoi ne fund te sezonit te kaluar.

“Shpresojme qe te kemi sherbimet e tyre sa me pare sepse te gjithe e dime rendesine e dy lojtareve te tille ne grupin tone gjithsesi, ata nuk kane kurrfare presioni ndaj le te marrin kohen e duhur per t’u rikpueruar 100 perqind. Te gjithe lojtaret duhet te jene ne formen e tyre optimale, ndryshe pozitat tona do te cenoheshin dhe kjo mund te demtonte ecurine e skuadres”.

Bakayoko gjithashtu do te kete pak me shume nevoje per kohe deri sa te kuptoje plotesisht kerkesat e sistemit te lojes se Contes. 22 vjecari francez shpreson qe te jete i dobishem per derbin e Londres kunder Tottenhamit.

“Per mua eshte shume e rendesishme qe lojtaret ta kuptojne dhe pervetesojne mire idene time per futbollin. Ne kete moment Bakayoko duhet ende te pershtatet sepse ai nuk me njeh as mua as filozofine time, ndaj eshte normale qe t’i duhet pak kohe per t’u adaptuar. Kjo eshte sfida per nje trajner qe ka nje filozofi te caktuar mbi futbollin dhe kerkon te jape identitet. Kur blen nje lojtar te ri duhet t’i japesh kohe dhe ketij te fundit qe ta perfshish dhe ta unifikosh me ate qe ti ke ne mendje. E njejta gje do te ndodhe edhe me Alvaro Moraten dhe Antonio Rudiger.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera