Lajme

Anton Quni për Strategjinë e Sigurisë së Kosovës: Nuk i ngjante një dokumenti serioz, është përgatit me metodën ‘copy-paste’ nga interneti

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 24 October 2022

Në seancën e Kuvendit ku po diskutohet Strategjia e Sigurisë së Kosovës për vitet 2022-2027, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ka thënë se ky dokument nuk është serioz, shkruan Gazeta Infokus.

Ai madje ka lidhur këtë strategji me një ngjarje të cilën ai thotë se ky dokument është ndërtuar me copy-paste.

“ Është rasti i parë që kemi kundërshtime për strategjinë për sigurinë e Kosovës. Derisa e ndëgjova kryeministrin kur e prezantoj këtë strategji edhe deputetet të cilët e mbronin këtë strategji mu kujt uni ngjarje. Me ni mik timin aj punon në ministri edhe e pyeta se çka punon konkretisht ai tha që në ministri jam strateg thash shpjegoma pak , tha po kur e takoj ministrin në korridor më thotë bama strategjinë për filan teme unë i hi internetit copy paste i marr do paragrafa ja kompletoj ni dokument ja dorëzoj në tavolinë edhe ai fasionohet menon që jam strategi ma i miri në ministri mënon që jam gjenial. Zotëri kryeministër më besoni në këtë frymë është ndërtu kjo strategji nuk e di kush jau ka prezantu nuk e di si e kanë arsyetu por ky dokument nuk është fare në përputhje me nevojat dhe kërkesat”, ka deklaruar Quni.

-Advertisement-

Ndryshe ai shtoi se ka pasur pritje të mëdha për këtë strategji por që nuk është serioz fare ky dokument.

“Me të tregu të drejtën i kisha pritjet e mëdhaja deri në momentin kur më ra në dorë dokumenti i strategjisë për sigurinë e  Kosovës, as për së afërmi nuk i ngjante një dokumenti serioz që do të duhej të ishte rezultat i një pune serioze”, ka thënë tutje Quni./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera