Lajme

Antidroga konfiskon mbi 2 mijë kg drogë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 16 November 2017

Mbi dy mijë kilogramë drogë të llojeve të ndryshme janë konfirmuar nga Policia e Kosovës nga janari deri në shtator të këtij vitit.

Marihuana është droga e cila thyen rekordin në konfiskime derisa heroina dhe kokaina janë më pak të evidentuara në statistikat e policisë së antidrogës.

Të dhënat e policisë tregojnë se gjatë kësaj periudhe, janë konfiskuar 1 mijë e 632 kg mariuhanë, 102 gramë heroinë dhe 539 gramë kokainë.

-Advertisement-

Përveç konfiskimeve, zyrtarët policor në shumë raste kanë arritur të arrestojnë edhe poseduesit apo dilerët e drogës.

Në Policinë e Kosovës janë hapur 2 mijë e 17 raste me 1 mijë e 214 persona të dyshuar ndërsa prej tyre në pranga kanë përfunduar 947 persona e që me vendim të organeve të drejtësisë 216 janë ndaluar.

Për të luftuar narkotikët, Policia e Kosovës brenda nëntë muajve të këtij viti ka arritur të realizoi 540 operacione dhe të godas direkt 15 grupe kriminale që janë marrë ekskluzivisht me narkotik.
Së fundi një plan të veçantë Policia po e realizon edhe në shkolla për të parandaluar shitjen dhe përdorimin e drogave tek nxënësit.

Urdhri operativ ‘Stop drogave në shkolla’ është duke u zhvilluar në shumë qytete të Kosovës dhe tashmë ka dhënë rezultatet e para.

“Policia në bashkëpunim edhe me autoritete e tjera relevante në vazhdimësi po punon për parandalimin e rasteve të abuzimit me substance narkotike, megjithatë në aspektin ligjor do të ndërmerren masa të ashpra ligjore ndaj të gjithë atyre që janë të involvuar në trafikim me substance narkotike dhe vepra tjera të kundërligjshme që rrezikojnë shëndetin e të rinjve tanë”, ka thënë, zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Daut Hoxha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera