Anti-terrorizmi në aksion, arrestohen 5 të dyshuar – sekuestrohen edhe disa armë
Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 15 May 2023
Drejtoria Kundër Terrorizmit në koordinim me Prokurorinë Speciale, kanë arritur të arrestojnë pesë persona të dyshuar L. B., B. V., E. B., A. H. dhe A. S., për terrorizëm e armëmbajtje pa leje.
“Drejtoria Kundër Terrorizmit, në koordinim me Prokurorinë Speciale, pas hetimeve disamujore, sot, me datën 15/05/2023, ka ndërmarrë operacion policor në gjashtë lokacione, në rajonin e Pejës, Prishtinës dhe Gjilanit, për zbatimin e urdhëresës për kontroll, të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, si rezultat i këtij operacioni, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale ‘shtytje në kryerjen e veprës terroriste, sipas nenit 134 të KPRK-së’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, sipas nenit 366 të KPRK-së, janë arrestuar pesë persona të dyshuar (L. B., B. V., E. B., A. H. dhe A. S.), ndaj të cilëve janë duke vijuar procedurat ligjore.
Sipas policisë, të dyshuarit e lartcekur janë të njohur për Policinë e Kosovës, si të dyshuar për përfshirjen e tyre të mëparshme në disa vepra tjera penale në rajonin e Pejës.
Në cilësinë e provave dhe dëshmive materiale janë sekuestruar:
tri (3) revole,
një armë automatike AK-47,
një armë rekreative pneumatike,
pajisje elektronike dhe dëshmi tjera relevante lidhur me rastin.
Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale, të dyshuarit ndalohen në ndalim policor, në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Të tjera
-
Lajçak shkruan për takimin me Vuçiqin: Diskutuam për zbatimin e aneksit të Ohrit
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav L...
-
Edhe presidentja Osmani vazhdon takimet me homologët gjatë qëndrimit në SHBA
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka vazhduar takimet me homologët e saj gja...
-
Edhe Bashkëshortja e Kurtit në Nju Jork, kalon kohë me dy shqiptare të njohura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet në Nju Jork, ku po i zhvillon pu...
-
Putini paralajmëron Perëndimin se Rusia mund t’i përdorë armët bërthamore
Presidenti Vladimir Putin paralajmëroi Perëndimin të mërkurën se Rusia mund t...
-
Zeka: Kosova aktualisht ka normën e rritjes ekonomike që e ka pasur në vitin 2019
Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arianit Zeka, tha se Kosova nu...
-
Kryegjyshi i bektashive emëron ambasadorin e parë për “shtetin e ri” në Shqipëri
Ndërkohë që diskutimet për shtetin e ri bektashinj janë kthyer në temë dite, ...
-
Kurti po pret mysafirë në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork – jep detaje për ditën e parë
Në ditën e parë në Nju Jork, ku Kryeministri Kurti ka udhëtuar për takime me ...
-
Pamje të tmerrshme të aksidentit zingjiror në Fushë Kosovë, ku mbetën tre persona të lënduar
Një aksident i rënëdë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë Kosovë, e ku si pa...
-
Kica-Xhelili: Ca marioneta të VV-së qenkan djegur keq !
Deputetja Hykmete Bajrami sot i ka kërkuar publikisht përballje kokë me kokë ...
-
“Albini i ka thanë Dardan Molliqajt që Shpendi është spiun i Amerikës”, detaje se çka u fol para se VV të ndahet
Ish-pjesëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka kritikuar kryeminist...
-
Tre persona të lënduar si pasojë e aksidentit zingjiror në Fushë Kosovë
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti zinxhiror që ka ndodhur so...
-
Aksident i rëndë zinxhiror në Fushë Kosovë, përfshihen disa vetura
Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë në Fushë Kosovë, raporton S...