Anthony Joshua kundër Kristian Prenga – gjithçka që duhet të dini për superduelin në Arabinë Saudite
Autori: Gazeta inFokus
13:21 | 25 July 2026
Një nga emrat më të njohur të boksit, Anthony Joshua rikthehet në ring këtë fundjavë, ku do të përballet me boksierin shqiptar Kristian Prenga në një duel që mund t’i hapë rrugën superpërballjes së shumëpritur me Tyson Furyn.
Ish-kampioni i botës në peshat e rënda do të zhvillojë ndeshjen e tij të parë pas rikthimit në stërvitje, pas aksidentit tragjik automobilistik në dhjetor, ku humbën jetën dy miq të tij të ngushtë.
Para kësaj ngjarjeje, Joshua kishte mposhtur me nokaut Jake Paul në një duel që tërhoqi vëmendjen e madhe të publikut.
Nëse fiton ndaj Prengës, britaniku pritet të finalizojë duelin e madh me Tyson Furyn, për të cilin mediat britanike raportojnë se marrëveshja tashmë është arritur.
Kur dhe ku zhvillohet ndeshja?
Përballja mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës do të zhvillohet të shtunën, më 25 korrik, në Jeddah Superdome të Jeddahut, në Arabinë Saudite.
Hyrja e boksierëve në ring pritet të nisë jo më herët se ora 22:00 sipas kohës britanike, ndërsa eventi do të transmetohet drejtpërdrejt në platformën DAZN për shikuesit në mbarë botën.
Në program janë plot 13 duele, ndërsa ndeshja kryesore e mbrëmjes do të jetë ajo mes Joshuas dhe Prengës.
Joshua favorit, por Prenga premton befasi
Joshua konsiderohet favorit i madh për këtë duel. Katër humbjet e vetme në karrierën e tij kanë ardhur ndaj emrave të mëdhenj si Andy Ruiz Jr., Oleksandr Usyk (dy herë) dhe Daniel Dubois.
Megjithatë, Kristian Prenga hyn në ring me një bilanc mbresëlënës prej 20 fitoresh dhe vetëm një humbjeje, ndërsa të gjitha fitoret i ka arritur me nokaut.
Boksieri shqiptar, 196 centimetra i gjatë, beson se mund të shkaktojë një nga surprizat më të mëdha të vitit, raporton telegrafi.
Çfarë thanë dy boksierët?
Joshua u shpreh i lumtur për rikthimin në ring dhe theksoi se ndihet gati për kapitullin e ri të karrierës.
“Nuk është sekret që kam marrë pak kohë për t’u konsoliduar dhe për t’u rindërtuar, në mënyrë që të jem gati të rikthehem në ring. Sot është hapi i radhës në këtë rrugëtim. Jam i lumtur që kam arritur marrëveshje për disa ndeshje, duke nisur me 25 korrikun në Arabinë Saudite. Mezi pres të garoj dhe të vazhdoj aty ku e lashë”, deklaroi ai.
Nga ana tjetër, Prenga beson se Joshua ka bërë gabim duke e zgjedhur si kundërshtar.
“Anthony Joshua është një boksier i madh, por ka bërë një gabim të madh duke më zgjedhur mua si kundërshtar. Kjo është ajo lloj ndeshjeje që ndryshon gjithçka në jetën time dhe në jetën e tij”.
“E di që ata kanë plane të mëdha pas kësaj ndeshjeje. E di që po më nënvlerësojnë dhe kjo më pëlqen. Do t’ua prish planet dhe do ta befasoj botën këtë korrik në Arabinë Saudite”, deklaroi boksieri shqiptar.
Kush ndeshet para meçit Anthony Joshua vs Kristian Prenga?
Karta e plotë përmban 13 luftime, dhe ato janë të mbushura me talent, por që kjo listë mund të ndryshojë?
Anthony Joshua vs Kristian Prenga – NGJARJA KRYESORE
Hamzah Sheeraz kundër Simon Zachenhuber – Pesha super e mesme
Josh Kelly kundër Caoimhin Agyarko – Super-pesha welter
Reito Tsutsumi kundër Alvino Herrera Meza – Pesha super e lehtë
Oleksandr Khyzhniak vs Lenny Patrach – Pesha e lehtë
Jacob Bank kundër Pawel August – Pesha super e mesme
Mikie Tallon kundër Orlando Pino – Pesha super e lehtë
Nishant Dev vs Cesar Diaz – Superpesha në peshë
Ziyad Almaayouf kundër Frank Lucian Mango – Pesha e lehtë welter
Mohammed Alakel kundër Lydon Chircop – Pesha e lehtë
Sultan Almohammed kundër Efren Besalduch – Pesha super e lehtë
Omar Hikal kundër Brian Castellano – Pesha super e mesme
Mohamed Mabrouk Yehya kundër Bryan Zapata – Pesha super e lehtë

T� tjera
-
Rriten shqetësimet financiare në Zvicër, 38% e të punësuarve përballen me vështirësi ekonomike
Situata financiare e një pjese të konsiderueshme të punonjësve në Zvicër ësht...
-
Ky është personi që u vra sot në Suharekë në sytë e vajzës së mitur dhe gruas
Personi që humbi jetën nga të shtënat me armë zjarri mesditën e së mërkurës, ...
-
Vdes Floranta Radogoshi, motra e humoristit të njohur Qumili
Është ndarë nga jeta Floranta Radogoshi, motra e humoristit të njohur kosovar...
-
Partia Popullore Evropiane do të propozojë pezullimin e partisë së Vuçiqit
Kryesia e Partisë Popullore Evropiane do të propozojë pezullimin e përkohshëm...
-
BBC: Trump shtrëngon duart me Putinin dhe Xi Jinping para bisedimeve historike në Kinë
Të mërkurën, Donald Trump dhe Vladimir Putin u takuan për herë të parë pas më...
-
Kush është polici që e shoqëroi sot Jakup Krasniqin? I njëjti ishte edhe me Thaçin vitin e kaluar
Jakup Krasniqi ka qenë sot në Kosovë, nën përcjelljeve e shumë njësiteve të G...
-
Projektligji për diplomacinë, Ministri ia merr Presidentes kompetencën për emërimin e konsujve të përgjithshëm
Projektligji i ri për Shërbimin e Jashtëm të Kosovës parasheh ndryshime të rë...
-
Miftaraj: Pa reagimet publike, dënimet ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të ishin edhe më të larta
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i ftuar në emisioni...
-
Komuna e Vushtrrisë apelon për kujdes nga erërat e forta
Duke pasur parasysh erërat e forta që po mbizotërojnë aktualisht në Vushtrri ...
-
Zyrtari i lartë i BE-së thotë se çështja e Kosovës është ndër temat që duhet folur me pushtetin e ri në Serbi
Drejtori Gjeneral për Zgjerimin, Gert Jan Koopman, ka folur në një intervistë...
-
Rryma u ndal gjatë testit me studentët, Bajrami ironizon: Kosova e progresit të paparë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e cila ësh...
-
Presidentja Shiroka Pula takon ambasadorin hungarez, këto janë çështjet që ishin në fokus
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e...

































