Sport

Anthony Joshua apo Oleksandr Usyk? Ja kush do të fitoj sipas Luan Krasniqit

Autori: Gazeta inFokus 21:36 | 23 September 2021

Super meçi ndërmjet Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk do të zhvillohet të shtunën mbrëma në ‘Tottenham Hotspur Stadium’ në Londër, shkruan Gazeta inFokus.

Këtë ballafaqim mezi po e pret edhe boksieri legjendar i Kosovës, Luan Krasniqi, i cili ka bërë një postim në llogarinë e tij zyrtare në instagram.

Krasniqi derisa ka pyetur fansat e tij se kush do ta fitoj këtë meç, ka shkruar se Joshua është favorit.

-Advertisement-

“Anthony Joshua kundër Oleksandr Usyk – më në fund një duel shumë interesant. Usyk është një boksier vërtet jashtëzakonisht i mirë, por fizika natyrale e tij nuk do i perballojë presionit Te Joshuas. Kështu që unë mendoj se Usyk do ta ketë vështirë në këtë luftë. Çfarë mendoni ju”, ka shkruar ai në Instagram./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera