Lajme

Anonymous mesazh Vuçiq’it: S’ kemi mbaruar ende me ju, kukulla e Putinit

Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 18 January 2023

Grupi joformal ndërkombëtar i hakerëve Anonymous njoftoi në Twitter se ata kishin hakuar dhjetëra dokumente konfidenciale nga Qeveria e Serbisë.

Kanë vënë edhe një lidhje me postimin, por kur shkon tek ajo lidhje, thuhet se dokumentet janë fshirë.

Ata në Twitter kanë shtuar: Nuk kemi mbaruar ende me ju, kukulla e zotit Putin!

-Advertisement-

Ky grup edhe më herët i ka dërguar mesazhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, duke thënë se do ta bëjnë “të paguajë një çmim të rëndë” pas zhvillimeve në Kosovë ku ishin ngritur barrikadat. Ata pretenduan në një nga llogaritë e tyre në Twitter (@parrattarna) se kishin hakuar uebfaqen e Ushtrisë Serbe dhe uebsajtin vucic.rs.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera