Rozë

Anna Lika flet për ndarjen: Pasi më la unë…

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 04 February 2018

Aktorja shqiptare, Ana Lika ka qenë në një lidhje dashurie, të cilën e bëri publike me pjesëmarrjen e saj në spektaklin e kërcimit ku bëri një deklaratë të ndjeshme.

Me daljet e fundit televizive, ajo ka treguar se romanca e saj ka përfunduar, ndërsa në një intervistë për ‘Why Not’ nga Roza Lati tregoi se është ndjerë vërtetë e dashuruar.

Në lidhje me dashurinë që ka marrë nga ish-partneri, Ana tha: “Një vit, një vit e gjysmë, dy, kam marrë unë boll dhe vitin e fundit se si iku ky muhabet.”

-Advertisement-

Të gjithë e njohim si vajza bjonde, që më pas eksploroi me ngjyrat dhe tashmë i ka flokët e kuqe, gjë që e lidhi me romancën që përjetoi.

“U bëra vajza llavë, mbasi më la. Më ka lënë, por më lë herë pas here dhe po i njëjti, kjo është më e keqja”, rrëfeu Ana duke mbajtur notat e humorit./Ora/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera