Lajme

Ankorohet në Durrës superjahti i ministrit të Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe

Autori: Gazeta inFokus 19:05 | 02 September 2023

“Opera” superjahti luksoz i sheikut Abdullah bin Zayed Al Nahyan, ministër i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe anëtar i familjes mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe ka mbërritur në Portin e Durrësit.

“Opera Yacht” është një nga superjahtet më të mëdha në botë, me një vlerë prej 450 milion dollarësh, i prodhimit të vitit 2022. Teksa ka publikuar disa foto të jahteve Kryeministri Edi Rama shkruan se këtë sezon turistik në Portin e Durrësit janë ankoruar 257 jahte të mëdha turistike dhe 21 kroçera.

“Lürssen dhe Koru nuk janë emrat e asnjë personazhi vizatimor, por superjahtet luksoze që kanë zgjedhur Durrësin për t’u ndalur në këto ditë të para të shtatorit. Sezoni ka qenë fantastik për Portin e Durrësit, me 257 jahte të mëdha turistike dhe 21 kroçera që janë mikpritur nga autoritetet shqiptare, duke qenë vetëm një shembull i vogël i flukseve të shtuara turistike, të cilat do të rriten ende më shumë falë investimeve dhe transformimeve të mëdha në infrastrukturën portuale që do të marrin jetë hap pas hapi”, shkruan Rama.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera