Ankohet Abazi: LVV-ja më kanë larguar nga një grup në Whatsapp me urdhër të Kurtit

Autori: Gazeta inFokus
21:47 | 06 April 2023
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka treguar për marrëdhëniet që ka me anëtarët e partisë.
Ai bën të ditur se marrëdhëniet janë të ftohura, teksa theksoi se me urdhër të kryeministrit Albin Kurti, atë e kanë larguar edhe nga një grup në rrjetin social “Whatsapp”, grup ky i përbashkët me deputetët e Grupit Parlamentar.
“Ne e kemi pas një grup në Whatsapp ku janë informuar deputetët e Grupit Parlamentar. Më kanë largu prej aty, me urdhër sigurisht të Kurtit, se aty nuk vendosin të tjerët. Nuk marr informacion, nuk ma kishin dërgu raportin e Qeverisë, që ja kanë dërgu deputetëve të tjerë…tani sigurisht që është një marrëdhënie si të themi e ftohur, e akullt”, tha ai në Tëvë 1.
Abazi deklaroi se nuk e beson që raportet do të rregullohen.
Sipas tij, “demokracia në Lëvizjen Vetëvendosje ka filluar të vdesë në momentin kur ka fituar në zgjedhje”.
Kohëve të fundit, deputeti Abazi ka kritikuar Qeverinë lidhur me disa vendime të marra, e në të njëjtën kohë ka thënë se Prokuroria duhet ta marrë në pyetje kryeministrin Kurti për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.
Pas këtyre akuzave, Abazin partia e tij e ka larguar nga pozita e kryetarit të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe anëtarit të Komisionit për Stabilizim-Asociim.

Të tjera
-
Digjet një objekt në fshatin Sllovi të Lipjanit
Në fshatin Sllovi të Lipjanit sonte ka shpërthyer një zjarr i madh në një obj...
-
Protesta në Beograd, Aleksandar Ivanoviq: Njerëzit janë të vendosur ta luftojnë regjimin mafioz deri në fund
Rreth dhjetë mijë njerëz janë mbledhur para Zyrës së Prokurorit të Lartë ...
-
Mesazhet kryesore të Macron nga telefonata me presidentin iranian
Presidenti francez Emmanuel Macron ka përdorur rrjetet sociale për të thënë s...
-
“Ti humbe”/ Rama i përgjigjet deputetit britanik me foto AI: Të pres me padurim në Shqipëri siç të premtova
Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë dhe i është përgjigjur deputetit bri...
-
Bie aksidentalisht nga ballkoni i banesës një katërvjeçare në Lezhë
Një katërvjeçare në Lezhë ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës. P...
-
Zhduket 13-vjeçarja nga Istogu me banim në Gjermani, kërkohet ndihmë për gjeten e saj
Një vajzë 13-vjeçare nga Istogu, që jeton në Gjermani, është zhdukur që n...
-
IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Klinë, dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një qytetari
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspe...
-
Akuzat e LVV-së për tortën e Slavko Simiqit, reagon deputeti i PDK-së: Do të ketë veprime ligjore ndaj Sali Zybës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar ashp...
-
Vulaj: Jam i bindur se dikush nga stafi i Trumpit po punon direkt për Kosovën
Martin Vulaj, president i AARC-së, ka thënë se mendon që Administrata Trump d...
-
Maliqi: Presidente, shpall gjendje të jashtëzakonshme
Analisti Shkëlzen Maliqi ka reaguar pas dështimit të seancës së sotme për kon...
-
Sali Zyba thotë se PDK i dhuroi tortë Simiqit të Listës Srpska, Hekuran Murati ia vë në pikëpyetje postimin
Hekuran Murati e ka vënë në pikëpyetje deklaratën e Sali Zybës së Vetëvendosj...
-
Tre të lënduar nga një vetaksident në Gurrakoc të Istogut
Tre persona janë lënduar në një vetaksident në fshatin Gurrakoc të Istogut. ...