Lajme

Ankohen qytetarët, rruga në Ulpianë ‘shndërrohet’ në akull

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 12 January 2022

Rrugët e kryeqytetit tash e disa ditë pas reshjeve të borës po paraqesin rrezik për qarkullim të qytetarëve.

Përveç rrugëve një problem i tillë është edhe me trotuaret të cilat nuk janë pastruar fare.

Një qytetare e komunës së Prishtinës ka realizuar disa fotografi ku shihet se trotuaret në lagjen Ulpiana janë bërë gati të pakalueshme për shkak se bora e pa pastruar në to është ngrirë.

-Advertisement-

Ajo ka thënë se nuk ishte  fare e lehtë ecja në ato trotuare, dhe për këtë fajtor i lë bizneset apo lokalet në afërsi.

“Faleminderit për lokalet që veç e kanë shty borën në trotuar”, ka deklaruar qytetarja.

Kujtojmë që Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi dje kishte thënë se tashmë të gjitha rrugët e kryeqytetit janë pastruar dhe janë të kalueshme.

Në vazhdim mund të shihni pamjet dhe gjendjen e trotuarit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera