Ankohen qytetarët që ia mësynë dyqaneve për furnizim për festa: Çmimet janë të papërballueshme
Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 31 December 2022
Qytetarët ua kanë mësyrë të premten dyqaneve, për t’u furnizuar me ushqime të ndryshme me rastin e ndërrimit të moteve.Por, bashkë me blerjet ishin edhe ankesat.
Çmimet e larta janë të papërballueshme thonë qytetarët, e nga Oda Ekonomike e Kosovës thonë se këto çmime janë si pasojë e importit, pasi Kosova të gjitha i importon.
Qytetarët të cilët kishin dalë të furnizoheshin me produkte ushqimore, ankoheshin për çmime të larta duke i cilësuar të papërballueshme.
“Çmimet janë shumë më të larta se vjet që kanë qenë, por pa i marrë këto janë gjëra të përditshme që i marrim ushqimore” , tha Halil Kadriu, blerës.
“Nuk është hiç e përballueshme, shumë janë rrit çmimet”, tha blerësi Rasim Sahiti. “Me probleme boll, rroga të lira, shtrenjtim çka të bëjmë “, tha një tjetër qytetar.
Aktivisti i të drejtave të konsumatorit, Selatin Kaçaniku, thotë se merr ankesa nga konsumatorët për shtrenjtimin e produkteve ushqimore, që përgjegjëse për këtë shtrenjtim e bën Qeverinë e Kosovës.
“E drejta për ankesa është mashtrim, nëse Qeveria paraprakisht nuk e mbush mandatin për të na informuar, edukuar, arsimuar për të na vetëdijesuar ”, tha Selatin Kaçaniku, aktivist.
Nga Oda Ekonomike e Kosovës bëjnë të ditur se viti që po e lëmë pas ka qenë shumë i vështirë për bizneset e Kosovës. Ai tha se sfida më e madhe ka qenë çështja e inflacionit meqë Kosova është vend që importon inflacion.
“Kosova për herë të parë e ka arritur në historinë e saj, që nga viti 2008 inflacionin 2 shifror dhe kjo e tregon që jo vetëm bizneset që kanë pas sfidë dhe kanë pas më pak ulje të konsumit por edhe qytetarët e Kosovës janë më të varfër se sa që ishin një vit më parë për arsyeje se inflacioni ka prekur drejtpërdrejt ne xhepat e qytetarëve të Kosovës”, Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.
Rafuna bëri të ditur se në qoftë se vazhdon trendi i inflacionit dyshifror edhe në Bashkimin Evropian, parashihet që disa vende apo një pjesë e tregut të BE-së t’i nënshtrohen rënies ekonomike që pashmangshëm do t’i prekë edhe bizneset dhe qytetarët e Kosovës.
Të tjera
-
Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjes...
-
40 ditë paraburgim për personin e kërkuar nga Interpoli
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të...
-
“Nuk ka shenja dhu*e”- Tragjedia në Shkodër, policia jep detaje të reja për trupin e nëntë vjeçares
Ndryshon dinamika e ngjarjes së rëndë në Shkodër. Policia ka dalë në një n...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimet më të reja sa ...
-
Tre persona arrestohen nga antidro*a në Fushë Kosovë
Policia ka njoftuar se janë arrestuar tre persona në Fushë Kosovë, dyshohen p...
-
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës
Kanë kaluar më shumë se dy dekada prej kur është premtuar se do të fillojë nd...
-
Nderohen dëshmorët, Ramosaj: Deçani dha djem e vajza të devotshëm për lirinë e Kosovës
Në kuadër të Ditës së dëshmorëve dhe martirëve të kombit në Komunën e Deçanit...
-
Konjufca: Gëzuar Pashkën të gjithë bashkëqytetarëve të besimit ortodoks
Kryekuvendari, Glauk Konjufca i ka uruar Pashkët të gjithë bashkëqytetarëve t...
-
Abdixhiku uron besimtarët ortodoksë: Më shumë harmoni dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, i ka uruar besimta...
-
Kurti uron besimtarët ortodoksë për Pashkët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët...
-
IKSHPK: Pastroni duart, shpëtoni jetë
5 maji, shënon një nga ngjarjet e rëndësishme të kujdesit shëndetësor. Kjo...
-
Alma zbuloi tradhtinë e bashkëshortit, pas takimit me kunatën u hodh nga ura e Bunës me tre fëmijët
Të tjera detaje tronditëse janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në qytetin e Shko...