Fun & Video

Ankohej për dhimbje të mëdha, mjekët i gjejnë në bark një kilogram kanabis (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 23:47 | 25 May 2018

Një grua e identifikuar si Gloria C, 37-vjeçe, kishte shkuar në spitalin Ruben Lenero të Meksikës, duke u ankuar se kishte dhimbje të mëdha në bark.

Në fakt bëhej fjalë për një kilogram kanabis që ishte aq të freskët, sa që rrënjët dukeshin thuajse janë nxjerrë tani nga dheu, transmeton Telegrafi.

Ajo pretendonte se ishte shtatzënë, por mjekët nuk arritën t’i dëgjojnë rrahjet e zemrës së fëmijës në bark, dhe kështu e transferuan në repartin e gjinekologjisë që ta trajtojnë rastin specialistët e kësaj fushe.

-Advertisement-

Në raportin e mjekëve thuhej se droga ishte mbështjellë më ngjitës, kurse rrënjët i kishte të freskëta thuajse ishin shkulur nga dheu tani.

Mjeku përgjegjës për ndërhyrjen kirurgjike, Lourdes Yanez, kishte nxjerrë gjithë sasinë e kanabisit në trupi i Glorias dhe e dërgoi në Ministri.

Me të kuptuar për çfarë bëhej fjalë ajo menjëherë është dërguar në paraburgim, kurse aty prokurori konstatoi se janë shkelur të drejtat e saj për faktin se ishte arrestuar menjëherë pas kryerjes së operacionit, dhe kështu i shpëtoi qelisë së burgut.

Zyrtarët e prokurorisë së shtetit kanë deklaruar për mediat meksikane, se do të vazhdojnë hetimet dhe shpresojnë që ta thërrasin sërish për intervistim këtë grua.

Gloria ishte shpallur fajtore për të njëjtën krim në vitin 2010 dhe 2015.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera