Anketa shqetësuese: Në 1000 fëmijë të komuniteteve, 16 vdesin pa i mbushur 1 vit
Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 10 December 2021
Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptas në Kosovë vazhdojnë të përballen me probleme në realizimin e të drejtave të tyre fundamentale.
Sipas Anketës së Treguesve të Shumëfishtë (MICS 2020), për çdo 1000 lindje të gjalla, 16 fëmijë vdesin para se të mbushin ditëlindjen e tyre të parë.
70 për qind e tyre vdesin brenda muajit të parë të jetës.
“Për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptas, numri përkatës është 27 fëmijë (80% brenda muajit të parë të jetës) të cilët nuk jetojnë deri në ditëlindjen e tyre të parë”, thuhet në komunikatën e Action for Mother and Children (AMC)
Gjithashtu, përmes kësaj komunikate bëhet e ditur se shkalla e imunizimit të plotë për fëmijët deri në moshën 2 vjeçare që vijnë nga këto komunitete nuk arrin as 38%.
Ndërkaq, këto komunitete janë të privuar nga shumë të drejta njerëzore duke filluar nga qasja në ujë të pijshëm, deri tek qasja në shërbime shëndetësore, shkollimi dhe punësimi.
AMC ka njoftuar se do të angazhohet në luftimin dhe eliminimin e këtij fenomeni në Kosovë./Gazeta Infokus/
Komunikata e plotë:
Qasja e barabartë në shërbime shëndetësore është e drejtë fundamentale
Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptas në Kosovë vazhdojnë të përballen me probleme rrënjësore në realizimin e të drejtave të tyre fundamentale.
Hulumtimet e ndryshme tregojnë që këto komunitete janë të privuar nga shumë të drejta njerëzore duke filluar nga qasja në ujë të pijshëm, deri tek qasja në shërbime shëndetësore, shkollimi dhe punësimi.
Sipas Anketës së Treguesve të Shumëfishtë (MICS 2020), për nga nataliteti në Kosovë, për çdo 1000 lindje të gjalla, 16 fëmijë vdesin para se të mbushin ditëlindjen e tyre të parë (70% e tyre vdesin brenda muajit të parë të jetës).
Për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptas, numri përkatës është 27 fëmijë (80% brenda muajit të parë të jetës) të cilët nuk jetojnë deri në ditëlindjen e tyre të parë.
Në anën tjetër, shkalla e imunizimit të plotë për fëmijët deri në moshën 2 vjeçare që vijnë nga këto komunitete nuk arrin as 38%.
Të gjithë njerëzit kanë të drejtë të jetojnë një jetë të dinjitetshme dhe tu respektohet integriteti personal, pa marrë parasysh prapavijën e tyre etnike apo socio-ekonomike.
AMC do të angazhohet në luftimin dhe parandalimin e diskriminimit të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas, dhe popullësisë së përgjithshme në Kosovë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...