Fun & Video

Ankesa për gjendjen e mjerueshme të hotelit, mbeturina dhe të vjella nga vizitorët e mëparshëm (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 27 August 2018

Një vizitor ka kaluar vetëm 24 orë në një hotel në Somerset të Anglisë, megjithëse kishte rezervuar për një javë.

Me të arritur, ka vërejtur papastërtinë e madhe, mbeturina nëpër dhoma dhe korridore, si dhe ato që beson të jenë të vjella nga vizitorët e mëparshëm,

Megjithëse disa i ka dokumentuar me fotografi, pretendon se në në dhomë qarkullonin minj, çarçafë ishin të përdorur dhe muret ishin të spërkatura me jashtëqitje njerëzish.

-Advertisement-

Frigoriferët e mbushur me ushqime të mykura, çamçakëz të ngjitur për dysheme dhe kapaku i thyer i guaskës së tualetit, janë disa prej elementeve tjera shqetësuese.

“Kishim bërë rezervimin dhe nuk na treguan, se pishina për një kohë do jetë jashtë funksionit. Ballkonet ishin ende me peshqirë, që i kishin lënë vizitorët”, është ankuar vizitori.

Në të njëjtën kohë, parku rreth hotelit ka qenë shumë i papastër, duke ia pamundësuar të shëtiste bashkë me fëmijë.

Për të gjitha këto, vizitori planifikon të ngre padi, për një restort që thuhet të jetë shumë i pëlqyer dhe i kërkuar nga turistët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera