Sport

Anglia, largohet Maguire/ U shpall fajtor për zënkën në Greqi

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 26 August 2020

Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire u përjashtua nga skuadra përfaqësuese angleze nga ana e trajnerit Gareth Southgate pasi u shpall fajtor një një gjykatë greke për zënkën e ndodhur në Mykonos.

Mbrojtësi 27 vjecar u shpall fajtor për sulm të fortë, rezistencë ndaj arrestimit dhe tentativë për të korruptuar policinë duke u dënuar me 21 muaj burg dhe 10 ditë, një dënim që është lënë pezull. Gjatë pushimeve të tij në Mykonos, Maguire u përfshi në një zënkë me pretendimin për të mbrojtur motrën e tij Daisy që u plagos me një send metalik nga shtetas shqiptarë, pasi ajo i refuzoi. Por gjatë seancës gjyqësore dolën detaje të reja teksa në një moment Maguire u dëgjua teksa u ofroi para oficerëve të policisë greke, ndërkohë që avokati i 2 prej 6 oficerëve të përfshirë në këtë çështje, Ioannis Paradissis tha për median britanike se Maguire gënjeu për shqiptarët.

‘Maguire dhe miqtë e tij sajuan një histori sesi shqiptarët i sulmuan motrën. Nuk kisha dëgjuar ndonjëherë një trillim të tillë-tha Paradissis për Daily mail’-është diçka e turpshme që ata mbuluan veprimet e tyre të neveritshme duke fyer shqiptarët dhe policinë greke. Fyeu oficerët tanë dhe ai e miqtë e tij plagosën 3 persona.

-Advertisement-

Gareth Southgate në një konferencë për shtyp tha se vendimin për të lënë Maguire jashtë Tre Luanëve e mori në interes të të gjitha palëve. ndërkaq edhe Manchester United reagoi ndaj vendimit të Gjykatës greke duke dalë në mbrojtje të Maguire dhe duke konfirmuar synimin e futbollistit për të apeluar dënimin e dhënë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera