Lajme

Anglia ‘e pushtuar’ nga Covid-19, Omicron varianti mbizotërues në Londër

Autori: Gazeta inFokus 07:35 | 16 December 2021

Omicron është tani varianti dominues i Covid-19 në Londër, sipas disa analizave. Rreth 51.8 për qind e një kampioni të rasteve të reja të koronavirusit në Londër me datat e ekzemplarëve për 11 dhe 12 dhjetor u zbulua se kishin mungesë gjenin S (SGTF), thënë ndryshe mënyrë për të zbuluar praninë e mundshme të Omicron.

Shumica e mostrave të Omicron, është gjetur se përmbajnë një ndryshim të vogël por të identifikueshëm nga variantet e tjera të Covid-19 si Delta. Ky ndryshim – një fshirje në gjenin S – shfaqet në disa teste laboratorike PCR dhe mund të përdoret si një mënyrë për të vlerësuar përhapjen e Omicron.

Nga 1 mijë e 391 rastet e Covid-19 në Londër të regjistruara më 11 dhe 12 dhjetor ku mund të përcaktohet statusi i gjenit S, 721 u klasifikuan si SGTF.

-Advertisement-

Shifrat, të cilat janë publikuar nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, tregojnë gjithashtu se 26.9 përqind të rasteve të zbuluara në Anglinë Lindore nga 11 dhe 12 dhjetor u klasifikuan si SGTF, së bashku me 25.4 përqind në Anglinë Juglindore dhe 20.8 përqind në Anglinë Veriperëndimore.

Niveli për të gjithë Anglinë u vlerësua të jetë 24 përqind.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera