Rozë

Angelina Jolie flet për divorcin nga Brad Pitt: Nëse nuk do të ishin fëmijët, nuk do të doja të jetoja!

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 03 October 2023

Aktorja amerikane, Angelina Jolie ka dhënë një intervistë të plotë, ku nuk ka nguruar të flasë as për momentet më të vështira të jetës së saj.

Artistja foli për divorcin e saj të trazuar nga aktori, Brad Pitt dhe për pasojat që erdhën pas kësaj ndarje.

“Isha 26 vjeçe kur u bëra nënë. E gjithë jeta ime ndryshoi. Të kem fëmijë ishte ajo që më shpëtoi dhe më mësoi të jem në këtë botë në mënyrë tjetër”, tha fillimisht ajo.

-Advertisement-

Çifti njoftoi ndarjen e tyre, në vitin 2016, dhe nga kjo martesë ata kanë gjashtë fëmijë, Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Vivienne dhe Knox.

Edhe vite pas ndarjes së tyre, aktorja tregon se ajo dhe familja e saj ende nuk e kanë gjetur vetveten.

“Unë ende po e kuptoj se kush jam, në moshën 40-vjeçare. Mendoj se si person jam në tranzicion. nuk jam ndjerë si vetvetja për një dekadë”, shprehu ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera