“Angazhimi im politik ka pasojë, rezultat dhe pikënisje luftën në Kosovë” – Rrëfimi i Dardan Molliqajt
Autori: Gazeta inFokus 22:03 | 27 August 2024
Aktivisti dhe politikani Dardan Molliqaj, ka folur mbi fillet e angazhimit të tij politik.
Molliqaj tha se i tërë angazhimi i tij lidhet me luftën në Kosovë.
“Besoj se lufta është momenti më kritik dhe më dramatik që ndikon në jetët e njerëzve në çfarëdo forme, angazhimi im politik ka pasojë, rezultat, pikënisje luftën dhe përfshirjen në luftë në mënyra të ndryshme, dhe nga ai moment unë i kam këqyrë lajmet e RTSh-së që janë në gjashtë e gjysmë për Kosovën, pastaj në ora tetë ato të Shqipërisë, por edhe kur nuk i kam kuptu krejt kam qenë 13, 14 vjeçar dhe jo çdo frazë, jo çdo koncept e kam kuptuar, por i kam dëgju lajmet si fëmijë, sepse lufta më përfshiu pa ndonjë vendim timin”, tha kryetari i PSD-së .
Tutje, ai tha se si 13 vjeçar ishte i angazhuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës duke bërë roje e duke bartur armatim dhe ushqime.
“Për shkak të babës dhe axhës që ishin super aktivë në përgjegjësi ushtarake në UÇK në Zonën e Dukagjinit, (kam qenë i angazhuar) prej roje natën i armatosur, deri te kujdesi për ushtarë të plagosur dhe bartje të ushtarëve të plagosur. Në fshatin tim Beleg dhe pastaj kam ruajtur ushtarë të UÇK-së të plagosur në malet e Bardhaniqit të Gjakovës ku ka qenë edhe spitali ushtarak. Kjo është në vitin 1999, në prill, kam bartur armatim si fëmijë nga zonat e kontrolluara prej policisë së Serbisë në zonët e kontrolluara nga UÇK-ja, përkatësisht nga Lugu i Baranit dhe Isniqin, zonat e Deçanit dhe të Gjakovës, që ishte në Dushkajë, disa herë ushqime, dhe së fundi e kam bërë udhëtimin në korrik pas intervenimit të NATO-s kam shkuar në zonën e UÇK-së dhe kam qëndruar për tri javë rresht”, tha Molliqaj në Rubikon.
Të tjera
-
Gjermania hap dyert për 250 mijë emigrantë të këtij vendi
Gjermania do të hapë dyert për 250 mijë punëtorë kenianë të kualifikuar dhe g...
-
“Qëllimi jonë është Islamizimi i Kosovës e Preshevës. Unë nuk jam shqiptar”, hoxha nga Sanxhaku me deklaratë të rrezikshme
Një hoxhë nga Sanxhaku, që flet shqip ka mbajtur sot një tubim në Luginën e P...
-
Lista preliminare e provimit për prokurorë të shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës shpall listën preliminare të provimit të kandi...
-
REL: Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit
Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian kanë thënë se presin që ...
-
Ra nga kati i tretë i objektit ku punonte, vdes 48 vjeçari në Prizren
Një person ka vdekur sot në vendin e tij të punës. Rasti ka ndodhur në Pri...
-
Parlamentari serb: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Deputeti opozitar në Parlamentin e Serbisë, Zdravko Ponosh, ka reaguar pas ko...
-
Haziri pas konferencës së Vuçiqit: Kosova mos të bie në hendekun e Serbisë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas konferencës që mbajti pres...
-
Incidenti në veri, kthehen afishet, tash pro-Radoiçiqit
Sikur fotografia, me kujdes janë zgjedhur edhe fjalët. Kryeterroristit Mil...
-
Kurti me videolidhje pjesë e panelit ku ishte edhe Lajçak – akuza Vuçiqit se e përdor Kosovën dhe Bosnjën për të siguruar lëshime nga Perëndimi
Gjatë paradites së 13 shtatorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me vide...
-
Përkundër që ndau rrugët me Vetëvendosjen, Fatmir Humolli përkrah qeverisë për veriun
Deputeti Fatmir Humolli ka një kohë që i ka ndarë rrugët me Lëvizjes Vetëvend...
-
I gjenden 13 rẹvole, fishẹkë dhe një arṃë e gjatë, arrestohet i dyshuari në Viti
I gjenden 13 revole, fishekë dhe një armë e gjatë, arrestohet i dyshuari në V...
-
Bulliqi për përplasjen: Rrahmani kërkoi që të dalim jashtë për t’i qëruar hesapet
Përveç përplasjes brenda sallës së Kuvendit Komunal në Podujevë dje që desh k...