Lajme

Anëtarja e VV-së: Thaçi para se të shkojë në Hagë paska dashtë me i shly borxhet

Autori: Gazeta inFokus 21:28 | 25 November 2020

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se si duket ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi paska dashur t’i shlyejë të gjitha borxhet që i ka pasur para se të shkojë në Hagë.

Haxhiu këtë deklaratë e tha pasi djali i Haxhi Shalës ishte emëruar si konsull i përgjithshëm në Lubjanë, shkruan Gazeta Express.

“Kqyr çfarë vendimesh paska marrë para se me shku në Hagë, paska dasht krejt borxhet me i shly. Vetë e ka votu Specialen”, tha Haxhiu në Kanal 10.

-Advertisement-

Kujtojmë se sot ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka shfuqizuar katër dekrete për konsuj të përgjithshëm në katër shtete. Në mesin e tyre është edhe djali i Haxhi Shalës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera