Lajme

Anëtari i Kryesisë së PDK-së e krahason Kim Mehmetin me derr

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 26 November 2017

Gani Koci e ka vazhduar debatin me shqiptarin nga Maqedonia, Kim Mehmetin, i cili u përfshi në debatin se a duhet ndalur Vetëvendosjen me ligj.

Në reagimin e fundit, Zëvendësministri Koci e ka krahasuar Mehmetin me derr.

“Kim Mehmeti, të ka humbur terreni politik në Maqedini që aq shumë e synove! Nuk mund të përbirosh tashmë në politikë duke mbrojtur veprimet kriminale, antidemokratike dhe antikombëtare te Vetëvendosjës! Për asgjë tjetër, ju mund të mbaheni mend për emrin KiM që është akronim për Kosovo i Metohija, dhe për facën tënde jorkshiriane!”, ka shkruar Koci derisa i ka publikuar dy foto, njërën të Kim Mehmetit e tjetrën të një derrkuci.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera