Lajme

Anëtari i VV-së “sulmon” Vjosa Osmanin: Në zgjedhje përfaqësove Isa Mustafën, Lutfi Hazirin e Agim Veliun

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 03 January 2020

Elvis Hoxha, anëtar i Vetëvendosjes ka folur rreth deklaratës së Vjosa Osmanit,nënkryetare e LDK-së, për e cila tha se “se do të ishte gabim historik nëse nuk do të arrihej një pajtim Mustafa-Kurti për një koalicion për ndërtimin e institucioneve të reja”.

Hoxha tha se gabim historik është fakti që në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, Osmani përfaqësoi Isa Mustafën, Lutfi Hazirin dhe Agim Veliun.

“Vjosa Osmani tha se është gabim historik për vendin nëse nuk bëhet koalicioni qeveritar VV-LDK. Do të ishte më mirë të gjente se gabimi historik ishte fakti që ajo përfaqësoi në zgjedhje Isa Mustafën, Lutfi Hazirin dhe Agim Veliun. Ky mashtrim është gabimi i vërtetë historik që kryen LDK-ja me votuesit e saj”, shkruan ai./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera