Lajme

Anëtari i dorëhequr i VV-së: Është një grup në Prishtinë që po eleminon kandidatë nga gara

Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 12 September 2022

Anëtari i dorëhequr i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkëlzen Bislimi, thotë se ai u eleminua nga zyra qendrore e partisë, pasi shpalli kandidaturën për kryetar të degës së partisë në Lipjan. Ai beson se iu përgatit terreni deputetit Adnan Rrustemi dhe se për kandidatët “është një grup” në qendër, që po vendos.

Zgjedhjet e brendshme të LV-së po përcillen me disa pakënaqësi dhe akuza ndaj qendrës. Dega e VV-së në Lipjan është përballur me disa dorëheqje, duke nisur nga Shkelzen Bislimi, që kishte dorëzuar kandidaturën për kryetar dege.

“Besimi ka fillu me u thy prej kur i kemi fitu zgjedhjet nacionale”, thotë anëtari i LV-së qe dha dorëheqje nga partia.

-Advertisement-

Bislimi në “Frontal” të T7 ka dhënë versionin e tij rreth mohimit të kandidaturës së tij, e cila thotë se iu bë “padrejtësi”.

“Unë shfaqa ambicien për me qenë një prej kandidatëve për kryetar të Qendrës. Pas një fazë të gjatë, më lajmërojnë se ti nuk do të jesh kandidat për kryetar të qendrës”, ka thënë Bislimi.

Ai thotë se ka pasur një fjali arsyetimi për mohimin e kandidaturës së tij, të cilën thotë se e kanë thirrur ta lexojë në zyrë të VV-së e të mos ta bëjë kopje.

“Më ftuan në zyrën e Lëvizjës në Lipjan. Më thanë se duhet të vish për ta lexuar arsyetimin, por jo me pasë kopje, jo me e fotografu dhe jo me e dërgu në email”.

“Prej kandidaturës sime janë frikësuar se po ia rrezikoj garën kundërkandidatit. Është Adnan Rrustemi dhe tash ka mbet vetëm ai kandidat”, thotë Bislimi.

“Është një grupacion aty që bën dallime, bën dasi. Përderisa po e favorizojnë një kandidat. Ai është edhe deputet, e ka një përparësi. Ndoshta edhe frikësohen se po largohet”, shton ai.

Ai thotë se, përveç tij, i është bërë “padrejtësi” edhe 19 anëtarëve të tjerë që kishin paraqitur kandidaturat”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera