Anëtarësimi, Shqipëria nis bisedimet konkrete me BE-në
Autori: Gazeta inFokus 18:04 | 15 October 2024
Shqipëria nisi sot bisedimet konkrete të anëtarësimit me Bashkimin Europian, për grupkapitujt e parë, me organizimin në Luksemburg të Konferencës së dytë ndërqeveritare. I quajtur “Themeloret”, ky grupkapitujsh, është dhe më kryesori. Ai hapet i pari dhe mbyllet i fundit. Kryeministri Edi Rama, foli për një ditë me domethënie historike për vendin e tij. Ndërsa ministri i Jashtëm hungarez tha se janë mundësitë që brenda vitit të hapet dhe një tjetër grupkapitujsh
Shqipëria mori nga Komisioni Evropian rekomandimin për hapjen e bisedimeve në vitin 2018 ndërsa nga Këshilli Evropian në mars të viti 2020. U deshën dy vite të tjera që mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian të mbahej, konferenca e parë ndërqeveritare. Vetëm sot, pas edhe dy vitesh të tjera, vendi ka hyrë realisht në procesin e anëtarësimit, me nisjen e bisedimeve për grupkapitujt e parë.
Pas mbledhjes mes palëve, ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó, vendi i të cilit ka presidencën e radhës së BE-së, deklaroi se “momentet që kemi përjetuar gjatë kësaj një orë e gjysmë të fundit kane qenë historike, sigurisht duke pasur parasysh faktin se kemi çelur grupin e parë të kapitujve me Shqipërinë, që do të thotë, duke folur në mënyrë substanciale, bisedimet e anëtarësimit kanë nisur për t’u siguruar që Shqipëria të bëhet anëtare e BE sa më shpejt të jetë e mundur.”
Edhe komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi ishte në të njejtën linjë. Ndërsa foli për “një vendim të rëndësishëm“, ai tha se “tashmë është çelur rruga për bisedimet thelbësore çka nënkupton që tashmë do të negociojmë kushtet në të cilat Shqipëria do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian.”
Kryeministri Edi Rama e konsideroi ditën e sotme si një moment “me domethënie historike”, për Shqipërinë por dhe për BE-në, e cila sipas tij u zgjua, pas agresionit rus në Ukrainë.
“Kështu çelja e grup kapitullit themelor sot me 5 kapitujt kryesor plus tri kriteret përbën një arritje të madhe dhe besoj për të dy palët, qoftë për Shqipërinë, ashtu edhe BE-në dhe shënjon një gur themeli historik në rrugëtimin e përbashkët drejt ribashkimit tërësor evropian”.
Grupkapitujt e parë, të njohur si “Themeloret”, janë më të rëndësishmit në të gjithë procesin e bisedimeve. Ata hapen në fillim, dhe janë të fundit që mbyllen, duke qenë se prekin tema me peshë që nga gjyqësori dhe të Drejtat themelore, te Drejtësia e Siguria, Prokurimet publike, Statistikat dhe Kontrolli financiar.
Kryeministri Edi Rama u angazhua për përmbushjen pa vonesë të detyrimeve që rrjedhin nga bisedimet, ndërsa sipas tij objetivi është që vendi të anëtarësohet brenda 6 viteve të ardhshme.
Me tone ta forta kritika ndaj disa prej vendeve anëtare që siç ta “ndryshe flasin në publik e ndryshe në salla të mbyllura”, ministri i jashtëm Szijjártó, u shpreh se shpreson që “brenda mandatit të presidencës hungareze, të mund të hapet një tjetër grupkapitujsh me Shqipërinë, që ka të bëjë më marrëdhëniet me jashtë dhe është e qartë që praktikisht, pragmatikisht po ta shohësh këtë çështje Shqipëria është gati“. /VOA
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...