Lajme

Anëtarësimi në Interpol, Hyseni shkon në Nju Jork

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 02 August 2017

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka udhëtuar për një vizitë pune në Amerikë.

Në Nju Jork ka filluar një varg takimesh të ndara me Përfaqësues të Përhershëm të disa shteteve anëtare të OKB-së.

Në fokus të bisedave dhe takimeve është kontraktualiteti dhe anëtarësimi i Republikës së Kosovës në mekanizma, institucione dhe organizata ndërkombëtare të bashkëpunimit në fushën e rendit dhe ligjit, përkatësisht bashkëpunimit policor.

-Advertisement-

Kryesisht bisedat janë përqendruar në sigurimin e përkrahjes për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, e që pritet të votohet gjatë Asamblesë së Përgjithshme në shtator.

Dje ministri Hyseni, i shoqëruar edhe nga Shefja e Misionit të Kosovës në Nju Jork, znj. Teuta Sahatqija, në takime të veçanta ka takuar dhe biseduar me Përfaqësuesin e Përhershëm të Uruguajit në OKB, ambasadorin Elbio Rossi, pastaj me ambasadorin e Etiopisë Tekeda Alemu, atë të Bangladeshit, z. Masud Bin Momen, dhe me ambasadorin e Senegalit,  Fode Seck. Në të gjitha takimet e deritashme është treguar gatishmëri e madhe për të përkrahur anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera