Lajme

Anëtarësimi i Kosovës në NATO? Ministri i Vuçiqit flet përsëri

Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 07 March 2022

Kërkesa e shtetit të Kosovës për anëtarësimin në NATO ka bërë që zyrtarë të Serbisë të reagojnë, shkruan Gazeta inFokus.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksander Vulin, ka folur përsëri rreth kësaj çështje, duke thënë se nëse NATO-ja e pranon Kosovën, atëherë do të krijohej mundësia “për sulmin e serbëve të Kosovës”.

“Rruga e Kosovës drejt NATO-s është më e ndërlikuar se sa ajo drejt Bashkimit Evropian. Nëse e anashkaloni këtë proces, ju vetëm po e përgatitni Kosovën dhe po u jepni atyre mundësi për t’ sulmuar serbët, për të provokuar shtetin e Serbisë deri në atë pikë sa nuk mund të mos përgjigjet”, tha Vulin në një deklarim për TV Pink.

-Advertisement-

Për kërkesën e shtetit të Kosovës për anëtarësimin në NATO, ka reaguar të hënën edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili paralajmëroi se Serbia nuk do të heshtë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera