Lajme

Anët e errëta të kriptovalutave: Për çka në të vërtetë përdoret Bitcoini

Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 11 February 2018

Është dëshmuar se një e katërta e transaksioneve të bitcoinit ka të bëjë me aktivitete ilegale.

Hulumtuesit Sean Foley, Jonathan Ravn Karlsen dhe Talis, nga Universiteti i Sidneit kanë bërë krahasime se për çka po përdoret më së shumti kriptovaluta më e famshme në botë, Bitcoin

Për të marrë të dhëna, hulumtuesit përdorën metoda në fushën e analizës së të dhënave, si grumbullimi hierarkik dhe analiza e klasterit. Thuhet se nëj e katërta e këtyre transaksioneve mund të ketë lidhje me punë ilegale, ndërsa kjo arrin një shumë prej 72 miliardë dollarë amerikan.

-Advertisement-

Punët më të shpeshta ilegale që po bëhen me këtë kriptovalutë janë financimi i organizatave të ndryshme terroriste, shpëlarje parash dhe ikje prej pagesave të tatimit.

Studimi gjithashtu vë në dukje se informacioni i marrë nuk mund të tregojë në asnjë mënyrë kripto-motivimin e rritjes së tregut të zi të aktiviteteve të paligjshme, por janë vetëm një mjet i ri dhe i ndryshëm i pagesave për aktivitetet kriminale ekzistuese.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera