Lajme

Anestezisti tenton vetëvrasjen, bluzat e bardha thyejnë heshtjen: Nuk po na lini rrugë tjetër!

Autori: Gazeta inFokus 20:25 | 16 May 2017

entativa për vetëvrasje e mjekut anestezist Tefik Zhurda, ka prekur thellë kolegët. Apostol Vaso, mjek anestezist pranë spitalit të Traumës, ka reaguar përmes një statusi në facebook, ku ka gjetur mbështetjen e bluzave të bardha. Përmes disa rreshtave ku shpreh solidaritetin me kolegun, ai thotë se në një trysni të tillë, nga humbja e një jete por edhe nga paragjykimi i shoqërisë dhe i medias, do të bënte të njëjtin veprim.

Statusi i plotë i mjekut në facebook:

Edhe unë do të bëja të njëjtën gjë që bëri shoku dhe kolegu im i apasionuar, Dr. Tefik Zhurda. Do të vetvritesha me anestezi.

-Advertisement-

Nuk kam mundesi tjetër për të shprehur keqardhjen, hidhërimin dhe humbjen që prindrit e vajzës përjetojnë këto momente, veç edhe unë të shprehem siç shoku im u shpreh.

Nuk ka mundësi tjetër për të sqaruar median dhe opinionin e gjerë, rreth trysnisë që ushtrohet ndaj mjekëve dhe veçanërisht anestezistëve, veç këmbimit kokë më kokë, me jetën e humbur.
Nuk ka mundësi tjetër për t’ju treguar juve, sa dashuri dhe humanizëm, vuajtje dhe dhimbje kemi ne, për çdo njeri të humbur në punën tonë.

Nuk ka mundësi tjetër për ti sqaruar opinionit, se në çdo vend të botës një i sëmurë me një komplikacion të tillë, është e destinuar të ketë një fat të tillë.

Nuk ka mundësi tjetër për t’i shprehur medias dhe opinionit publik, se edhe kur ke preparatin,i sëmuri vdes. Por nuk mund të ndodhë që mjeku të paragjykohet për humanizmin, profesionalizmin dhe përgjegjësinë prindërore, aq sa të bëj suicid, që ta besojnë që nuk është siç ju e mendoni.

Nuk ka mundësi tjetër që Tefiku dhe të gjithë kolegët e mi, t’ju tregojnë se, kemi dhuruar gjak për të sëmurët tanë, pa na e kërkuar njeri dhe pa ja thënë njeriu, për të shpëtuar jetën e të sëmurëve tanë, të cilët kanë patur nevojën urgjente për gjak dhe më pas jemi kthyer në punë.

Nuk ka mundësi tjetër t’ju tregojmë se ne më shumë flemë në spitale se sa në shtëpi, që më shumë rrimë pa gjumë, se sa flemë.

Nuk ka mundësi tjetër për të treguar së të gjithë në, jemi të vetëm në këtë betejë të pabarabarët me opinionin dhe shtetin i cili asnjëherë nuk na ka mbrojtur.

Nuk ka mundësi tjetër për t’i treguar opinionit dhe medias që në nisemi në mëngjes për në punë dhe kthehemi në darkë për të siguruar ekzistencën e familjes sonë me një rrogë e cila nuk na mjafton dhe jo për të mbytur njerëz.

Nuk ka mundësi tjetër për të përballuar fjalën helm të medias, cila duke e menduar mirë dhe me cinizëm thotë, që anestezisti kishte mbidozuar preparatet e anestezisë.
Nuk ka mundësi tjetër të shpjegohemi, që pas çdo të sëmuri që ne anestezojmë, kemi nga mbrapa ligjin dhe gjykatën dhe gjithmonë kemi qënë të paragjykuar, për mos humanizëm.

Nuk ka mundësi tjetër që t’ju themi :

Njerëz ju duam shumë dhe ne jemi ditë e natë në roje të shëndetit tuaj, madje duke dhënë dhe jetën tonë, që ta kuptoni dashurinë dhe pasionin tonë për këtë mision.

Nuk ka mundësi tjetër t’ju themi: Njerëz ne jetën tonë e kemi për ju.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera