Sport

Andres Iniesta trondit Barcelonën

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 06 September 2017

Andres Iniesta i ka hedhur poshtë deklaratat e presidentit të Barcelonës se ai ka arritur marrëveshje në princil për ta rinovuar kontratën.

Presidenti Josep Maria Bartomeu tha të hënën gjatë një interviste se klubi dhe lojtarin kanë arritur një marrëveshje në princip për rinovimin e kontratës, por i pyetur për një gjë të tillë, Andres Iniesta është përgjigjur shkurt: “Jo”, transmeton Express.

Bartomeu ka shpjeguar se ideja është t’i ofrohet Iniestas kontratë për kohë të papërcaktuar por me mundësi për t’u rinovuar në mënyrë të njëanshme çdo vit nga ana e lojtarit. Aktualisht, kontrata e Iniestas rinovohet automatikisht pasi ai t’i ketë luajtur 60% e ndeshjeve.

Iniesta dëshiron të largojë këtë klauzolë dhe të vendosë lirshëm. Po ashtu, ai konsideron se duhet t’i ofrohet shpërblim për rinovim, siç ndodh me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve të tij.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera