Sport

Ancelotti zbulon se ku do ta vazhdojë karrierën pas largimit nga Bayerni

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 06 October 2017

Strategu italian, Carlo Ancelotti ka zbuluar shume gjëra interesante rreth të ardhmes.

Pas shkarkimit nga Bayern Munich, Carlo Ancelotti ka vendosur që të pushoj deri në verën e ardhshme.

Ai ende nuk e di se ku do ta vazhdojë karrierën, por është i sigurt se nuk do ta marrë drejtimin e një përfaqësueseje. Madje, nuk do të marrë në dorë asnjë ekip kinez.

“Një aventurë e kam mbyllur, dhe ta filloj një tjetër është herët. Në Serie A apo diku tjetër, mbetet të shihet. Por, është e sigurt që nuk do të shkojë në Kinë”,, ka deklaruar Ancelotti.

-Advertisement-

“Do ta merrni drejtimin e ndonjë Kombëtareje? Unë ende kam dëshirë për të stërvitur çdo ditë dhe për këtë arsye nuk mendoj që të marrë drejtimin e ndonjë përfaqësueseje”, ka theksuar ai.

Gjatë karrierës së deritanishme  Ancelotti ka drejtuar skuadra të mëdha si Juventus, Milan, Chelsea, Real Madrid dhe PSG. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera