Sport

“Ancelotti ua pa sherrin këtyre pesë lojtarëve”

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 29 September 2017

Robben, Ribery, Muller, Hummels dhe Boateng, këta besohet të jenë lojtarët të cilëve ua pa sherrin Ancelotti.

Bayern Munichu ka shkarkuar Carlo Ancelottin pas humbjes 3:0 nga Paris Saint Germaini në Ligën e Kampionëve.

Por, kjo nuk ishte arsyeja kryesore pse ish trajnerit të Real Madridit iu tregua dera nga kampionët e Bundesligës.

-Advertisement-

Ancelotti nuk e nisi mirë sezonin dhe përveç rezultateve jo pozitive, ai prishi raportet edhe me lojtarët, që duket të jetë arsyeja kryesore e shkarkimit të italianit.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe presidenti i klubit, Uli Hoeness, i cili tha se: “shkarkimi nuk erdhi vetëm prej ndeshjes. Situata nuk ishte e riparueshme, Ancelotti kishte 5 lojtarë kundër”.

Tani televizioni sportiv gjerman “Sport1”, ka treguar emrat e pesë lojtarëve të mundshëm me të cilët nuk kishte raporte të mira ish trajneri i Milanit, Chelseat, PSG-së e Real Madridit.

Arjen Robben, Franck Ribery, Thomas Muller, Mats Hummels dhe Jerome Boateng janë pesë lojtarët sipas “Sport1” që “shkarkuan” Ancelottin.

Prej pesë lojtarëve në fjalë, vetëm Muller startoi të mërkurën mbrëma ndaj PSG-së, vendim ky i Ancelottit që habiti jo pak njerëz dhe që në fund i kushtoi me shkarkim.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera