Sport

Ancelotti trajner i Kroacisë?

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 19 October 2017

Carlo Ancelotti është i papunë, që kur u shkarkua nga Bayern Munich disa javë më parë

Trajneri italian, Carlo Ancelotti pas shkarkimit nga Bayern Munich kishte thënë se do të pushojë deri në qershor të vitit 2018.

Por, duket se ky pushim do të jetë më i shkurtër, pasi për Ancelottin është duke u interesuar Kombëtarja e Kroacisë.

-Advertisement-

La Gazzetta dello Sport shkruan së Kroacia po interesohet për të arritur një marrëveshje me italianin, i cili do të drejtonte skuadrën në Kupën e Botës “Rusia 2018”.Kontaktet thuhet se tashmë kanë nisur në mes të dy palëve.

Megjithatë, më parë Kroacia duhet të kalojë Greqinë, me të cilën do të ndeshet në fazën e play off-it, nga ky do të tentojë kualifikimin në Botëror.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera