Sport

Ancelotti thumbon drejtuesit e Bayernit: “Jeni i vdekur, nëse nuk ju mbështet klubi”

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 05 December 2017

Ancelotti thotë se nuk e kishte mbështetjen e duhur nga drejtuesit e Bayern Munich.

Ish trajneri i Real Madridit, Chelseat, Milanit dhe shumë klubeve tjera, Carlo Ancelotti, u shkarkua nga Bayern Munich në fillim të sezonit për rezultate negative.

Kjo e ka prekur italianin që tani thotë se nuk e kishte besimin e plotë të klubit, teksa tregoi se si i kërkuan të ndërrojë mënyrën e të punuarit.

-Advertisement-

“Unë kam mënyrën time të të punuarit dhe nuk do ta ndryshojë”, tha fillimisht ANcelotti. “U kërkua nga unë që të ndërroja, por nuk pranova. Çfarëdo vendimi që merrni, nëse nuk mbroheni nga klubi, jeni i vdekur”.

“Nëse lini jashtë një lojtar dhe ai shkon e bisedon me klubin dhe ai ka marrë zemër prej tyre (e kanë mbështetur), atëherë ju humbisni kretibilitetin te futbollistët tjerë dhe nuk mund të shëroheni asnjëherë nga kjo”, shtoi ai.

“Sipas mediave, unë jam shkarkuar nga Bayerni sepse kam pasur kundër pesë lojtarë të mëdhenj”, theksoi mes tjerash Ancelotti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera