Sport

Ancelotti shpjegon se pse e zëvendësoi Mbappen ndaj Alavesit

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 25 September 2024

Kylian Mbappe raportohet se pësoi një lëndim muskulor gjatë fitores 3-2 të Real Madrid ndaj Deportivo Alaves.

Ylli francez u detyrua të largohej në pjesën e dytë pasi ndjeu dhimbje në kofshën e majtë.

Mbappe u ankua për shqetësim muskulor, gjë që çoi në zëvendësimin e tij në minutën e 80-të, kur Arda Guler u inkuadrua në vend të tij.

-Advertisement-

Real Madrid ka konfirmuar se Mbappe do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në orët e ardhshme për të vlerësuar ashpërsinë e dëmtimit dhe për të siguruar që nuk ka dëme të qëndrueshme.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, menaxheri Carlo Ancelotti e minimizoi këtë çështje, duke deklaruar se Mbappe ishte thjesht i lodhur dhe kërkoi të zëvendësohej për të shmangur probleme të mëtejshme.

Falë deklaratës së Ancelottit tifozët e Realit janë më të qetë, pasi në asnjë mënyrë nuk duhej lëndimi i Mbappes në një periudhë kur Reali po ka vështirësi për t’i marrë fitoret.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera