Sport

Ancelotti pason Wengerin te Arsenal

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 01 February 2018

Interesimi i Arsenal për Carlo Ancelottin mund të jetë në pikën më të nxehtë.

Kjo pasi trajneri italian ka deklaruar së fundmi së më parë do të drejtonte një klub, sesa të merrte detyrën e përzgjedhësit te Kombëtarja e Italisë.

Ish menaxheri i Real Madrid, Bayern Munich dhe Chelsea, ka qenë i përmendur edhe në të kaluarën për kalim në krye te Arsenal – sa herë është përmendur largimi i Arsene Wenger nga kjo pozitë.

-Advertisement-

Më formën në të cilën po kalon Arsenal, një largim i Wenger thuhet se mund të ndodhë para se të përfundojë kontrata dy vjeçare e tij e nënshkruar muaj më parë.

Dhe, njeriu që ka gjasat më të mëdha për ta pasuar atë, është pikërisht Ancelotti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera