Ancelotti pas barazimit në Mallorca: Humbëm shumë raste, nuk dua justifikim

Autori: Gazeta inFokus
10:52 | 19 August 2024
Për herë të parë që nga viti 2008, Real Madrid nuk fitoi në ndeshjen hapëse të La Liga-s. “Mbretërit” barazuan si mysafir ndaj Mallorca-s (1-1), e ku golin e barazimit për vendasit e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.
E këtë barazim e ka komentuar trajneri Carlo Ancelotti, i cili vuri në dukje problemet që shihte në skuadrën e tij.
“E nisëm mirë, patëm një avantazh dhe mundëm të shënonim golin e dytë. Në pjesën e dytë na mungonte ekuilibri, madje mund të kishim humbur. Ne jemi një ekip sulmues, por është e rëndësishme që të jemi po aq të mirë në mbrojtje. Ky ekuilibër është një gjë kyçe”, ka theksuar Ancelotti.
Ai tutje ka thënë se përkundër fillimit të kampionatit me barazim, ka parë gjëra të mira te skuadra e tij. “Ne patëm një barazim me Mallorca-n edhe edicionin e kaluar, por në përgjithësi jam i kënaqur me atë që pashë. Mendoj se kemi humbur shumë raste dhe nuk dua justifikime. Duhej të ishim më të vendosur në dëshirën tonë për të fituar. Duhet të nxjerrim mësime, sepse kjo ndeshje na tregoi problemet që kemi”, tha Ancelotti.
Në xhiron e dytë Real Madrid do të presë Valladolidin në “Santiago Bernabeu”.

Të tjera
-
Policia thërret konferencë për media në orën 15:00
Policia e Kosovës do të mbajë një konferencë për media me fillim nga ora 15:0...
-
Një muaj paraburgim ndaj avokatit dhe zyrtarit të gjykatës në Prizren, dyshohen për ushtrim të ndikimit
Gjykata Themelore në Gjilan ua ka caktuar nga një muaj paraburgim tre të pand...
-
Tragjedi në Tiranë: 52-vjeçari humb jetën pasi i bie në kokë bojleri
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku një 52-...
-
Gjendet pa shenja jete një shtetas turk në Prishtinë
Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në rrugën “Fan Noli” në Prishtinë, ku...
-
Gashi qesh me Haxhiun, i uron “suksese” pas ndërprerjes së sërishme të seancës konstituive, ajo: Faleminderit Arben, shihemi!
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi i uroi suksese Albulen...
-
Kurti e gjeti rrugën pa kamera – sot hyri nga parkingu
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot gjeti një tjetër hyrje për ...
-
Behrami: Deputeti Kurti është duke i dënuar edhe votuesit e vet
Artan Behrami, deputeti nga radhët e PDK-së, tha se ky bllokim nga LVV është ...
-
Çitaku me apel: Qytetarët nuk votuan për bllokadë, është koha për reflektim
Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka ...
-
Përsëritje pa ndryshim: Kuvendi sërish pa komision, dështim i 21-të
Për të 21-ën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës ka dështuar t...
-
Kryeziu: Problemi i opozitës s’është tek Haxhiu, por tek Kurti
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu ka thënë se partitë nuk ...
-
Sipas Bahtirit, VV po bën përpjekje për zhbllokim: 21 orë janë shumë, jo 21 ditë
Deputeti i Vetëvendosjes Agim Bahtiri pak para vazhdimit të 21- të të seancës...
-
Rexhepi: Jemi të gatshëm edhe për zgjedhje
Zëvendëskryeministrja në detyrë Emilja Rexhepi, sot para mediave ka thënë se ...