Sport

Ancelotti në Milan, vjen reagimi drejtuesëve të gjigantit italian

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 29 September 2017

Ka vetëm një ditë prej se Bayerni njoftoi për shkarkimin e Carlo Ancelotti nga posti i trajneri dhe mediat e shumta po e lidhin atë me një rikthim senzacional tek Milani.

Por, drejtori sportiv i ‘Rossonerëve’ Mirabelli ia ka mbyllur dyert rikthimit të tij në ‘San Siro’.

“Ishte e trishtuar, sepse Ancelotti u dëshmua të ishte një nga trajnerët më të mirë në botë dhe nuk e dimë pse u bë ky vendim”, tha Mirabelli për ‘Sky Sport Italia’, transmeton Sovrani.

-Advertisement-

“Ne jemi të zhgënjyer si tifozë të sportit, por kemi një trajner që është më i ri se Ancelotti dhe po aq i talentuar. Ne besojmë në këtë projekt me Montellën dhe dëshirojmë të arrijmë në fund të këtij udhëtimi me të. Unë i kuptoj, këto gjëra janë shumë joshëse për ju për të shkruar, por të gjithë bëjnë punën e tyre. Ne themi se ne po e mbajmë fort Montellën”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera