Sport

Ancelotti e falënderon këtë lojtar për triumfin në finale

Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 29 May 2022

Real Madridi është mbreti i ri i Evropës. “Los Blancos” e kanë fituar për të 14-tën herë Ligën e Kampionëve, duke e dëshmuar veten si ekipi më i mirë në Evropë.

Real Madridi triumfoi minimalisht 0:1 ndaj Liverpoolit, duke e përmbyllur në formë fantastike sezonin 2021/22, shkruan Gazeta Express.

Pas ndeshjes, trajneri Carlo Ancelotti tha se është shumë i lumtur.

-Advertisement-

“Nuk mund ta besoj. Unë nuk mund të besoj. Jemi vërtet të lumtur. Çfarë mund të them? Nuk mund të them më shumë” u shpreh trajneri italian.

Por për suksesin e finales së Parisit, Ancelotti e falënderon shumë portierin Thibaut Courtois që me 9 pritje ishte më meritori për fitoren e ekipit nga Madridi.

“Ishte i pabesueshëm. Unë ju them, se nuk mund ta besoj çfarë bëri ai”, tha Ancelotti duke nxituar të vazhdoj festën me lojtarët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera