Analiza e Tovërlanit: Transferimet e kryesive nuk po stabilizohen si duhet
Autori: Gazeta inFokus
16:21 | 03 Tetor 2017
Trajneri më i torfeshëm kosovar, Afrim Tovërlani ka analizuar situatën aktuale të skuadrave të Vala Superligës pas xhiros së tetë.
Mirëpo, para së të hyjë në detaje, Tovërlani ka kërkuar që të mos keqkuptohet. ”Kur një trajner nuk është duke udhëhequr skuadër, analizat e tij nga opinioni edhe mund të keqkuptohen apo të merren si tendencioze. Por, do të mundohem të jem korrekt në maksimum”, theksoi Tovërlani për Gazetasheshi.com.
”E para, po dëshmohet që klubet të cilat i kanë bërë transferimet kryesia e jo vet shtabi teknik nuk po stabilizohen si duhet. Kampionja, Trepça ’89 mendoj se ka arritur të gjejë veten dhe është stabilizuar. Prishtina, Feronikeli e Drita nuk po tregojnë formë konstante dhe stabile në lojë”, shtoi Tovërlani për të vazhduar tutje me analizën.
”Gjilani nuk është befasi me gjithë lëndimet, sepse ka ekip të mirë dhe nuk ka bërë shumë ndryshime. Vëllaznimi po tregohet ekip kompakt dhe mjaft mirë po mbahet dhe mendoj se janë dëmtuar në dy-tri raste nga referët”.
’Toki’ flet edhe për dy skuadrat e inkuadruara në elitë. ”Vllaznia dhe Flamurtari si duket ende nuk e kanë kuptuar që Superliga dallon nga Liga e Parë dhe nuk po arrijnë të stabilizohen. Liria e Drenica me ndryshime nga loja në lojë, nuk mund të dishë asnjëherë sesi do të paraqiten. Liria ka shpenzuar shumë duke transferuar lojtarë me bagazh e që mund të thuhet se deri më tash kanë dështuar”.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
































