Sport

Analiza e Tovërlanit: Transferimet e kryesive nuk po stabilizohen si duhet

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 03 October 2017

Trajneri më i torfeshëm kosovar, Afrim Tovërlani ka analizuar situatën aktuale të skuadrave të Vala Superligës pas xhiros së tetë.

Mirëpo, para së të hyjë në detaje, Tovërlani ka kërkuar që të mos keqkuptohet. ”Kur një trajner nuk është duke udhëhequr skuadër, analizat e tij nga opinioni edhe mund të keqkuptohen apo të merren si tendencioze. Por, do të mundohem të jem korrekt në maksimum”, theksoi Tovërlani për Gazetasheshi.com.

”E para, po dëshmohet që klubet të cilat i kanë bërë transferimet kryesia e jo vet shtabi teknik nuk po stabilizohen si duhet. Kampionja, Trepça ’89 mendoj se ka arritur të gjejë veten dhe është stabilizuar. Prishtina, Feronikeli e Drita nuk po tregojnë formë konstante dhe stabile në lojë”, shtoi Tovërlani për të vazhduar tutje me analizën.

-Advertisement-

”Gjilani nuk është befasi me gjithë lëndimet, sepse ka ekip të mirë dhe nuk ka bërë shumë ndryshime. Vëllaznimi po tregohet ekip kompakt dhe mjaft mirë po mbahet dhe mendoj se janë dëmtuar në dy-tri raste nga referët”.

’Toki’ flet edhe për dy skuadrat e inkuadruara në elitë. ”Vllaznia dhe Flamurtari si duket ende nuk e kanë kuptuar që Superliga dallon nga Liga e Parë dhe nuk po arrijnë të stabilizohen. Liria e Drenica me ndryshime nga loja në lojë, nuk mund të dishë asnjëherë sesi do të paraqiten. Liria ka shpenzuar shumë duke transferuar lojtarë me bagazh e që mund të thuhet se deri më tash kanë dështuar”.

liria 121 2

Krejt në fund, Tovërlani komenton edhe Llapin. “Llapi me meritë është aty ku është dhe po tregon lojëra të mira. Megjithatë, ka mjaft ndeshje në vjeshtë dhe ekipet mund të ndryshojnë, sepse me dy fitore rresht je në kreun e tabelës”, përfundoi Tovërlani. /Gazeta Sheshi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera