Analiza e GAP-it për buxhetin: Po përsëriten problemet
Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 04 December 2022
Instituti GAP ka analizuar ndarjet buxhetore për vitin 2023, duke i krahasuar ato me vitin 2022, duke thënë se problemet që në vazhdimësi kanë ndjekur realizimin e buxhetit ndër vite, janë përsëritur edhe në vitin 2022 dhe në planifikimin për vitin 2023.
Dinamika e ulët e realizimit të investimeve kapitale, mosndërlidhja e buxhetit me planifikimet afatmesme dhe afatgjata, përdorim i madh i linjave buxhetore pa destinim konkret, neglizhimi i perspektivës gjinore, janë disa nga pikat që janë përmendur.
Shpenzimet buxhetore në vitin 2023 parashihet të jenë rreth 3.2 miliardë euro, që shënon një rritje prej 464 milionë euro krahasuar me vitin 2022. Në Projektbuxhetin 2023 parashihet rritje më e shpejtë e shpenzimeve rrjedhëse se sa atyre kapitale krahasuar me vitin 2022. Tek kategoritë kryesore të shpenzimeve rrjedhëse, rritja më e madhe buxhetore reflektohet tek kategoria e subvencioneve dhe transfereve me rreth 205 milionë euro apo 23%.
Buxheti për paga dhe mëditje në vitin 2023 është rritur për 75 milionë euro apo 11% krahasuar me vitin 2022. Tek kjo kategori, rreth 65.1 milionë euro janë të buxhetuara si kontigjenca për paga, e të cilat janë të destinuata për të mbuluar koston shtesë të një ligji të ri të pagave.
Me Projektbuxhetin 2023 është krijuar hapësirë për 1,435 vende pune shtesë, nga të cilat 910 për nivelin qendror dhe 525 për nivelin komunal. Tek niveli qendror parashihen 300 vende shtesë për Policinë e Kosovës, 108 pozita të reja për Kuvendin e Kosovës, nga të cilat 100 si shtaf mbështetës politik. Ndërkaq tek komunat, ajo e Prishtinës do të ketë rritje të numrit të lejuar të stafit për 86 punonjës, Komuna e Prizrenit për 44 punonjës, etj.
Nga gjithsej 810.7 milionë euro sa pritet të jenë investimet kapitale, 611.4 milionë euro (75%) janë vazhdim i projekteve të mëhershme dhe 199.3 milionë euro janë planifikuar për projekte të reja kapitale. Nga 199.3 milionë euro të projekteve të reja, rreth 26% (51.2 milionë euro) janë të alokuara për nivelin qendror dhe pjesa tjetër (148.1 milionë euro) për nivelin lokal. Nga 51.2 milionë euro investime kapitale të reja të nivelit qendror këtë vit, 22 milionë euro janë destinuar për projekte specifike komuna. Rreth 52% e kësaj shume (12 milionë euro) do të orientohet tek tri komunat e udhëhequra nga VV, komuna që mbulojnë 9% të territorit dhe 8% të popullsisë.
Në Projektbuxhetin 2023 janë buxhetuar 75 milionë euro si kontigjenca për përballjen me krizën potenciale të energjisë. Përkundër asaj se buxheti për shëndetësi dhe arsim pritet të rritet në vitin 2023, prapë se prapë mbetet nën mesataren e BE për shpenzimet në këto fusha si përqindje e Bruto Produktit Vendor (BPV).
Në Projektbuxhetin 2023, parashihet që të gjitha të hyrat vetanake të komunave të mbledhura para vitit 2022 dhe që janë të pashpenzuara, të barten e të përdoren nga Qeveria për nevoja të ndryshme. Një nismë e tillë do të mund të ndikonte ndjeshëm të hyrat e komunave, konkretisht projektet të cilat veçse mund të kenë filluar, për të cilat financimi mund të jetë bazuar në këto të hyra.
Të tjera
-
Vulini thotë se Serbisë nuk i duhet BE-ja nëse i pret njohja e Kosovës
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin deklaroi se Serbia është në ...
-
Ministri serb: Masat e Serbisë për Kosovën nisin në nëntor
Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në Serbi, Nemanja Staroviq, tha se pak...
-
Bajqinovci: LDK po përpiqet të distancohet nga Përparim Rama
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci i ka reaguar udhëheqjes së komunës së Pri...
-
Për tetë muaj 8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë
Nga janari deri në gusht të këtij viti, Shqipëria është vizituar nga rreth 8....
-
Peci viziton familjen në Pestovë pas marrjes së grantit prej 90,000 eurove
Komunës së Vushtrrisë, si përfitues të grantit në vlerë prej 90,000 eurove. ...
-
Të hënën Kuvendi i Kosovës shënon Ditën e Demokracisë
Kuvendi i Kosovës, të hënën, me moton globale “Qeverisja efektive e Inteligje...
-
Bajqinovci: Qytetarëve ua shpërndamë 1.2 milard euro – Kosova po përparon me hapa të mëdhenj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqiovci, ka shkruar të shtunën në ...
-
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Musliu publikon foton me Kadri Veselin: Uroj ta kemi së shpejti në mesin tonë, nuk kurseu asgjë për lirinë e Kosovës
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka publikuar fotografi me ish kreun e kë...
-
Operacioni “Kolonia”, kapen tre persona duke u marrë me shitblerje të drogës
Tre persona janë arrestuar dje më 14 shtator në kuadër të operacionit “Koloni...
-
Pas sùlmit, grupi i Radojiçiqit ishte strehuar në hotelin e Banjskës
300 metra larg Manastirit të Banjskës, mysafirët në hotelin “Rajska Banja” is...
-
Krasniqi i përgjigjet Vuçiqit: Zgjedhjet lokale janë në tetor 2025
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë për RT...