Analiza dhe parashikimi për përballjen Lazio – Milan
Autori: Gazeta inFokus
17:06 | 28 February 2018
Sonte zhvillohet super sfida gjysmëfinale e Kupës së Italisë ndërmjet Lazio dhe Milan, shkruan infokusi.
Pas një barazimi pa gola në San Siro, ekipet tani do të përballen në Romë, ku të dyja skuadrat do të shpresojnë të kalojn në finale për t’u përballur me fituesin e duelit Atalanta – Juventus.
Lazio e ngriti këtë trofe në vitin 2013, kur ata mposhtën rivalët e tyre skuadrën e Romës në finale, ndërsa Milan fitoi Coppa Italia për herë të fundit në vitin 2003.
Betejat kryesore
Ciro Immobile vs Leonardo Bonucci
Ciro Immobile ka gjetur një formë të re në Lazio. Pas paraqitjeve të pasuksesshme në Borussia Dortmund dhe Sevilla, Immobile ka ndihmuar shqiponjat përsëri të marrin pjesë në Ligën së Kampionëve.
28-vjeçari është golashënuesi më i mirë në Serie A këtë sezon me 23 gola, dhe me pesë gola në tre ndeshjet e fundit, Immobile është në formë të duhur për këtë përballje të Kupës së Italisë.
Megjithatë ai do të ketë kundër një mbrojtje stabile të Milanit e cila ka pranuar vetëm një gol në pesë ndeshje. Lideri i mbrojtjes së Milanit është Leonardo Bonucci, i cili duket se e ka gjetur formën e tij të duhur në takimet e fundit të rossonerëve.
Patrick Cutrone vs Stefan de Vrij
Në anën tjetër të fushës, do të ketë një betejë të ngjashme në mes të Patrick Cutrone dhe Stefan de Vrij.
Patrick Cutrone, 20 vjeç, ka shkëlqyer në javët e fundit, pasi ai ka shënuar golin e 14 të sezonit në të gjitha garat. Ai nga mediat italiane po shihet si pasardhësi i Filippo Inzaghit, i cili do të ketë shumë presion mbi supet e tij.
Me katër gola në pesë ndeshjet e fundit, Cutrone është në një formë të njejtë me atë të Immobile. Në anën tjetër do të jetë mbrojtësi qëndror i Lazios, Stefan de Vrij. Përballjet do të jenë vërtet të vështira nga të dyja anët e fushës.
Lajmet e ekipit
Martin Caceres vazhdon të shërohet nga lëndimi në gju dhe nuk do të jetë në dispozicion. Bruno Jordao dhe Pedro Neto gjithashtu pësuan lëndime më parë dhe nuk kanë gjasa të jenë të gatshëm për këtë ndeshje.
Te Milan Andrea Conti do të jetë jashtë skuadrës pas lëndimit të ligamenteve të gjurit.
Formacioni i mundshëm i Lazio: Strakosha, Wallace, de Vrij, Radu, Marusic, Milinkovic-Savic, Lucas, Parolo, Lukaku, Anderson dhe Imobile.
Formacioni i mundshëm i Milanit: G. Donnarumma, Calabria, Bonucci, Romagnoli, Rodriguez, Montolivo, Biglia, Bonaventura, Suso, Cutrone dhe Calhanoglu.
Parashikimi
Shqiponjat nuk kanë fituar asnjë nga pesë ndeshjet e tyre të fundit.
Ndërkohë, Milani vazhdon me rezultate pozitive me një seri prej 12-të ndeshje pa humbje.
Milan ka fituar vetëm një herë në gjashtë takimet e tyre të fundit në Lazio. Megjithatë, nuk është kjo një gjë e pamundur duke pasur parasysh rekordin më të fundit të Milanit dhe ringjalljen e tyre me Gennaro Gattuso. /INFOKUSI.COM
Rezultati final: Lazio 0-1 Milan

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...



































