Sport

Analiza dhe parashikimi për përballjen e madhe Juventus – Tottenham

Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 12 February 2018

Skuadra angleze Tottenham do të udhëtojë nesër (e martë) në Torino për ndeshjen e parë të Play Off-it të Ligës së Kampionëve për t’u përballur me Juventusin me fillim nga ora 20:45, shkruan infokusi.

Spurs udhëtojnë në këtë ndeshje pas një fitoreje në derbin e Londrës kundër Arsenalit, në sajë të një goli të shënuar me kokë nga Harry Kane.

Ata do të kërkojnë të vazhdojnë këtë formë kundër skuadrës së  Juventusit që ka pranuar vetëm një gol në 16 ndeshjet e fundit. Kjo shifër është veçanërisht mbresëlënëse kur kujtojm  se legjenda e Juventusit Gianluigi Buffon ishte i lënduar në takimet e fundit.

-Advertisement-

Të gjitha shpresat e Tottenhamit do të mbështeten mbi supet e Harry Kane për shkak të formës së tij të pabesueshme në këtë sezon, madje edhe në Ligën e Kampionëve, ku ai ka shënuar 6 gola në 5 ndeshje.

Juventusi gjithashtu do të ketë një ndeshje të vështirë për shkak të mungesës së mundshme të Paulo Dybala, i cili ka shënuar 17 gola në këtë sezon në Serie A. Kërcënimi tjetër serioz pritet të jetë sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain.

Dueli i mbrëmjes

Ky pritet të jetë dueli i mbrëmjes ndërmjet të Kane që është golashënuesi më i mirë i Tottenham dhe Chiellini që ka 26 paraqitje për Juve këtë sezon, kështu që beteja mes tyre është e rëndësishme në rezultatin e lojës.

Kane është futbollisti kryesor i Spurs me 34 golat e tij në të gjitha garat, kështu që nëse Chiellini është në gjendje të merret me të, ka gjasa që Juventusi do të dalë si fitues. Po ashtu, nëse Kane nuk markohet mirë nga Chiellini, Juventusi me siguri do të pranojë  ndonjë gol për shkak të aftësive tipike të galashënuesit si Harry Kane.

Mungesat e skuadrave

Ylli i Argjentinës Paulo Dybala është në dyshim për ndeshjen, së bashku me Andrea Barzagli, Benedikt Howedes, Blaise Matuidi dhe Juan Cuadrado, të cilët mund ta humbasin ndeshjen, ndërsa  Tottenham do t’i ketë të gjithë futbollistët në dispozicion për këtë përballje.

Parashikimi i kësaj supersfide

Kjo është një ndeshje e vështirë për të parashikuar për shkak të formës së shkëlqyer të të dy ekipeve dhe cilësinë që të dy skuadrat kanë në fushë. Është e vështirë për  Juventusin ta mbaj portën e paprekur për shkak të cilësisë sulmuese që Spurs posedon, veçanërisht për shkak të dyshes të Eriksen dhe Kane.

Gjithsesi, është e drejtë të thuhet se kjo përballje do të përfundojë me barazim për shkak të kualitetit të të dyja skuadrave, por gjithsesi presin një lojë të madhe dhe me kalkulime, pasi të dyja skuadrat do të kërkojnë rezultat të mirë  për ndeshjen e dytë në Wembley. /INFOKUSI.COM

Rezultati final: Juventus 1-1 Tottenham

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera