Analistja Morina: Marrëveshja për Asociacionin e theu karakterin shumë-etnik të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 20:22 | 14 February 2023
Engjëllushe Morina nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie Ndërkombëtare, ka komentuar propozimin franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi.
Ajo thotë se plani ndonëse nuk e thekson prerazi njohjen e ndërsjellë, megjithatë ka elementet e pranimit të realiteteve politike dhe legale të të dyja shteteve.
“Domethënë de facto njohja është aty, mirëpo unë e kuptoj fare mirë se në Kosovë ka disponim që mos të pranohet një plan asisoj që nuk thërret në mënyrë eksplicite për njohje të ndërsjellë sepse kjo atëherë do të ketë implikime të tjera. Por duke pasur parasysh situatën në të cilën gjendet Evropa, Ballkani, pak a shumë edhe Shtetet e Bashkuara si faktori kryesor i mbështetjes së sigurisë dhe politikës në Evropë karshi luftës e cila po ndodhë në Ukrainë, mendoj që plani është diçka që duhet të konsiderohet me seriozitet prej të dyja palëve, por sidomos prej palës së Kosovës, e cila është shumë e interesuar dhe është në interesin e Kosovës që të shkëputet një herë e përgjithmonë prej këtij konflikti që e ka me Serbinë”, tha zonja Morina në një intervistë me Zërin e Amerikës.
Zonja Morina thekson se marrëveshja e vitit 2013, është në kundërshtim me konceptin shumetnik të Kosovës, që ishte synim i bashkësisë ndërkombëtare.
“Domethënë me marrëveshjen e vitit 2013 thyhet ky koncept komplet, sepse dy komunitetet ai shqiptar dhe serb dhe mos të flasim për komunitete tjera që jetojnë në Kosovë siç janë boshnjakët, turqit, komuniteti RAE dhe të tjerët, por këto dy komunitete komplet ndahen njëra prej tjetrës dhe formohet jetë paralele për dy komunitetet. Komuniteti serb atëherë do ta ketë në njëfarë mënyre drejtimin e vet dhe duart e lira që ta rregullojnë jetën e tyre se si e shohin ata me një lidhje shumë të fortë me Beogradin”, tha ajo.
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...