Lajme

Analistit ia thyejnë xhamin e veturës

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 13 January 2020

Analisti politik, Fadil Lepaja në profilin e tij në Facebook e ka shpërndarë një postim ku tregon se dikush i ka thyer xhamin e veturës.

Lepaja po dyshon se kjo u bë qëllimshëm, shkruan gazeta inFokus.

Ky thotë që kjo erdhi nga mospajtimet me shkrimet e deklaratat e tij publike, derisa thotë që u bë nga ata që edhe më parë iniciuan fushata kriminale kundër tij.

-Advertisement-

“Autorët dhe urdhëshënsit janë të njejtit që inicuan edhe më parë fushata dhe veprime kriminale kundër meje. Bashkëpunimi i politikës me krimin vazhdimisht ka prodhuar forma të tilla ordinere të presionit dhe friksimit, të cilat janë kundërproduktive dhe na mbetet të besojmë se një shtet i konsoliduar dhe ligjor mundet me i ndalue”, ka shkruar Lepaja.

Lepaja ishte përmendur vitin e kaluar nga Kuvendin e Kosovës nga Dardan Molliqaj i PSD-së. Sipas këtij të fundit, Lepaja ishte ndërmjetësuesi i cili e kishte propozuar deputetin e tani Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën që të futet në Shërbimin Informativ të Kosovës, i njohur si SHIK, shkruan gazeta inFokus.

E kjo ishte kundërshtuar e përgënjeshtruar nga Fadil Lepaja./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera