Lajme

Analisti politik kërkon shkarkim urgjent të zëvendëskryeministrin Selmanaj

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 20 November 2020

Njohësi i çështjeve politike, Vigan Qorrli, përmes një shkrimi në facebook ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj.

“Shkarkim urgjent për zv/kryeministrin sharlatan të Kosovës që ndjehet i lodhur nga diskutimi mbi trupat e pagjetur të shqiptareve të vendit të tij. I pameçëm dhe pa kokërr dinjiteti duhet të jesh si Selman Dritonaj — e t’i fyesh familjet që i qajnë edhe 20 vjet pa varr me të dashurit e tyre.

Kosova po e duron edhe këtë katrahure që një i paturp si ky soj i një politikani aksidental — t’i shërbejë për taksirat të saj si anetar qeverie”, ka shkruar Qarrolli.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera